Vazhdojnë reagimet kundër kërkesave diskriminuese përkundrejt grave të çifutëve radikal në Izrael.
Një grup i përbërë nga gratë izraelite organizoi një protesto me kërcime kundër çifutëve radikalë.
Rreth 250 gra të moshave dhe besimeve të ndryshme u mblodhën në Bejt Shemesh.
Gratë e filluan protestën duke kërcyer me këngën e grupit QUEEN “Don’t stop me now”.
Rishtazi në Izrael, çifutët ortodoksë që përbëjnë 10 për qind të popullsisë në këtë vend, kanë filluar që diskriminimin gjinor ta përhapin edhe jashtë komunitetit të tyre.
Çifutët fanatikë të cilët po shfaqin qëndrime agresive, kërkojnë që t’i detyrojnë gratë të ulen mbrapa nëpër automjetet publike.
Por shumica e çifutëve janë kundër përqasjeve dhe zbatimeve të tilla.
(TRT)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!