Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris njoftoi për mediat hapjen e galerive të reja për pjesën e Artit Islam.
Sipas zyrtarëve të Luvrit, galeritë e reja përbëjnë risinë më të rëndësishme arkitektonike që nga ndërtimi i Piramidës prej qelqi 20 vjet më parë.
Projekti në fjalë nisi në vitin 1995, kur drejtuesit e muzeut vendosën të ndërtojnë një krah të tërë për të ekspozuar koleksionin e gjerë të objekteve historike, kulturore dhe artistike islame, që ata posedonin në oborrin Viskonti.
Deri tani, objektet e artit islam nuk kanë pasur ndonjë seksion të veçantë kushtuar vetëm atyre në muzeun e dytë më të vizituar të globit.
Koleksioni islam i Luvrit, edhe pse jo më i madhi, përbën ajkën e trashëgimisë së islame që lidhet me periudha të ndryshme. Galeritë e reja janë ndërtuar në një sipërfaqe prej 2800 metra katrorë.
Koleksioni i Luvrit është një nga më të pasurit në botë, me vepra arti që përfaqësojnë 11.000 vjet të qytetërimit dhe kulturës njerëzore.
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
ky muzej ka ne obor kete piramide, e cila eshte e dizajnuar nga nje mason, i cili e ndertoj me 666 pjese te xhamave, kurse kjo eshte nje numer satanist.