Pa dyshim se, prej elementeve bazë të funksionimit të mirëfilltë të shoqërisë islame, është uniteti i muslimanëve. Ky faktor natyrisht që reflekton në atë që ne e quajmë vëllazëria në Islam. Kur flasim për këtë temë, e kemi parasysh se nuk po e themi vetëm si fjalë të shkruar, por si një realitet që ka për qëllim vetëdijësimin e muslimanëve nëkëtë aspekt. Me një fjalë,të konsiderohet çdo musliman si vëlla i vërtetë, pa marrë parasysh prejardhjen, racën, kombin apo gjëra tjera.
Kështu do Allahu dhe në të vërtët kështu Ai na ka quajtur:
“S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).” (Huxhurat, 10).
Ky ajet tregon vlerën e vërtëtë të këtij koncepti themelor islam dhe vërteton vullnetin dhe përcaktimin e Allahut se Ai besimtarët i kosideron të gjithë vëllezër dhe të tillë duhet të trajtohen edhe në mes vete.
Kur flasim për këtë temë, është e pashmangshme mos ta përmendim edhe një thënie të Pejgamberit tonë Muahmmedit a.s., hadith ky që qartëson se si duhet të funksionojë kjo vëllazëri.
“Asnjë nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtëtë, përderisa nuk ia dëshiron vëllait të tij atë që dëshiron për vete”.
Ky hadith mund të konsiderohet matës i besimit tonë. Secilit prej nesh i mjafton që vet ta sheh se në çfarë pozite qëndron besimi ynë, pasiqe ta jetësojmë këtë thënie të Pejgamberit tonë s.a.v.s.
Konsideroj se, nuk ka nevojë të komentohet më shumë ky hadith, mirepo në anën tjetër është domosdoshmëri përmirësimi intensiv i shoqërisë islame në këtë kontekst.
I Dërguari ynë s.a.v.s. përkitazi me këtë temë na ka treguar edhe për disa detyra që muslimani ka mbi vëllain e tij, e të cilat duhet përmbushur nësë mëtojmë të arrijmë gradën e besimtarit të vërtetë.
Janë gjashtë detyra ose të drejta që secili prej nesh ia kemi borxh njëri-tjetrit në këtë botë, e të cilat janë shumë të lehta dhe praktike, por që në thelb janë shumë të rëndësishme dhe me shumë shpërblim nga ana e Krijuesit tonë.
“Muslimani ka gjashtë të drejta mbi muslimanin:
- Kur ta takosh, përshëndete. Përshendetja nënkupton t’i buzëqeshësh dhe t’i japësh selam.
- Kur të fton, përgjigjiu ftesës së tij. Kjo është shumë me rëndësi, saqë shumë dijetarë e kanë radhitur në detyra obligative.
- Kur kërkon këshillë, kërkoje. Këshilla duhet të përmbajë sinqeritet.
- Kur ai teshtin dhe e falënderon Allahun, ti thuaji atij “Allahu të mëshiroftë”. Nëse ndokush teshtin dhe nuk e falënderon Allahun, atëherë ti përkujtoja.
- Kur është i sëmurë, vizitoje. Lutja jote për të sëmurin mund të pranohet shumë lehtë te Allahu.
- …dhe…Kur të vdesë, duhet të marrësh pjesë në varrimin e tij.”
P.S. Qëndrimet e shprehura në këtë rubrikë janë të vet autorëve dhe nuk e pasqyrojnë politikën redaktuese të Portalit Breziiri.com
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!