Në Egjipt, është bërë përkthimi i ri i Kur’anit në gjuhën angleze. Versioni i ri është publikuar nga shtëpia botuese Dar Al-Shoruq nga Kajro
Përkthimin e filloi Ahmed Hamed, një nga pionierët e mikrobiologjisë egjiptiane. Ahmed Hamed ia doli të bëj 1/5 e përkthimit para vdekjes së tij. Pastaj, i biri i tij Muhamed Hamed e mori dhe e përfundoi punën e nisur nga i ati i tij.
I lindur në vitin 1928, Muhamed Hamed është një pediatër dhe ish-kreu i Akademisë Ushtarake mjekësore.
Gjatë përkthimit, ai përdori burime të ndryshme të interpretimeve kur’anore.
Përkthim i ri i Kur’anit në gjuhën angleze është botuar nën mbikëqyrjen e Departamentit të kërkimeve, shkrimi dhe përkthimi i të cilit është lidhur me universitetin egjiptian Al-Azhar.
(IGJ)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!