Etika intime dhe Islami

Shkruan: Mr. Xhemail Çupi

Polemikat kundër Islamit shikonin sensualizmin e tij si barbar, por shumë komentues modern e shohin Islamin në persprektivën e botës së afirmuar si më realiste sesa asketike dhe botërisht e mohuan qëndrimin kundërshtues. Tekstet kryesore islame prezentojnë martesës, dhe mardhëniet intime brenda saj si diçka natyrore dhe një pjesë e dëshirueshme e jetës njerëzore. Profeti Muhamed a.s.vazhdimisht ka kundërshtuar beqarinë për  gjithë jetën duke thënë “Nuk ka murgjëri në Islam” dhe në mënyrë specifike pohoi martesën si pjesë të sunetit të tij.

Të dy llojët e autorëve, si ato klasik dhe ato bashkëkohor në librat e tyre njohin nevojat intime,  por këtë e bëjnë me thënie të ndryshme. Tekstet klasike shënojnë rëndësinë e kënaqësisë femrore, por zakonisht përqëndrohet në efektet dhe pasojat e pakënaqësisë së femrave që mund të çoj në probleme martesore, ndërsa theksojnë detyrën e grave që të jenë çdoherë në dispozicion ndaj burrave.

Autorët bashkëkohorë i kushtojnë më pak vëmendje këtyre temave. Në vend të kësaj, ata përqëndrohen në të drejtat e grave brenda martesës, duke u përpjekur për të pohuar rëndësinë e kënaqësisë femërore duke theksuar etikat intime në rëndësinë e aritjes së kënaqësisë dypalëshe.

Tekste të rëndësishme në Kur’an dhe hadith aludojnë për rëndësinë e kënaqësisë femrore dhe kënaqësisë në veprimin intim. Këto burime, të aluduara nga Gazaliu në shkrimet e tij, ngacmon përgjegjësinë e meshkujve për ti bërë gratë e tyre të plotsuara intimisht. Gazaliu kornizon diskutimin e tij në aktin intim në aspektin e përgjegjësisë së një burri që ta kënaq gruan e tij intimisht dhe sipas tij kjo është një çështje e detyrës së burrit, në vend se e drejta e gruas. Kjo detyrë ka dimensione si sociale ashtu dhe intime : burri është i detyruar gruan e tij ta mbajë të kënaqur intimisht për ta mbrojtur dhe për tu mbrojtur nga trathtia martesore. Në një rast Muhamedi a.s. transmetohet ti ketë thënë një njeriu që qëndronte në agjërim çdo ditë kurse faleshte natën që ai duheshte të ndjekte shembullin e Muhamedit a.s., që ai të merrë pjesë në të gjitha aktivitetet normale njerzore : të ushqehet, të flen dhe të ketë mardhënie të ligjshme intime. Ai a.s. shpesh herë thoshte “trupi juaj ka të drejta mbi ju, syri juaj ka të drejta mbi ju dhe gratë e juaja kanë të drejta mbi ju”.

Duke pasur parasysh se femrat në përgjithësi kanë trajektore të ngadaltë të zgjimit dhe kënaqësisë finale, paralojat dhe stimulimet e zgjatura janë të nevojshme, e gjithë kjo për të siguruar gatishmërinë për penetrim dhe pastaj për të siguruar arritjen e kënaqësisë finale dypalëshe. Paraloja, sipas tij, është subjekt i urdhërit Kur’anor “bëni ndonjë veprim të mirë paraprakisht për nefsin tuaj.” Gazaliu gjithashtu citon një thënie të Pejgamberit a.s., këshillim për burrat që të mos bijnë në shtrat me gratë e tyre si kafshët, por të kenë paralojë para aktit seksual. Kur u pyet se çdomethënë “paralojë”, sqaroi se bëhet fjalë për puthjet dhe ledhatimet. Al-Gazali ngul këmbë që është përgjegjësi e burrit për tu kujdesur që gruaja e tij të arin kënaqësin finale. Gjithashtu. Sipas tij “burri nuk duhet të preokupohet vetëm me kënaqësinë e tij, sepse gruaja shpesh mund të bëhet e turpshme duke mos treguar ndjenjat dhe kjo mund të çon që ajo të shtyret gjoja se ka aritur kënaqësinë finale, ngase kjo kënaqësi te burri është e jashtme kurse te gruaja e brenshme.

Në këtë rast Zoti na e tregon kufijtë e kënaqësisë duke na thënë:”Gratë e juaja janë vendmbjellja e juaj, pra afrojuni atyre ashtu si që ju dëshironi”,(El Bekare 223), që nënkuptohet se në paralojë dhe në vet aktin intim lejohet gjithcka përveç mardhënieve anale, mardhënieve intime gjatë periudhës menstuale dhe gjatë lahonisë (menjëherë pas lindjes).

Gjithashtu Muhamedi a.s. na paralajmëron që para aktit intim të kërkojmë mbrojtje prej Allahut xh.sh. që të na ruan prej djallit të mallkuar, bazuar në hadithin që e transmeton Ibn Abasi nga Muadh bin Xhebeli se : kur djalli (shejtani) u paraqit i nënshtruar me lejen e Allahut xh.sh. para Muhamedit a.s dhe në prezencë të shokëve të tij, (djalli – shejtani) deklaroi se “kur një çift martesor para mardhënieve intime nuk thonë “Eudhu bil-Lahi mine shejtani raxhim – kërkoj mbrojtje nga Allah të më ruan prej djallit të mallkuar” unë (djalli – shejtani) hyj në mes tyre…”.

Një nga shkaqet e problemeve martesore është edhe refuzimi i njërit për aktin intim. Këtu veçojmë disa këshilla të Profetit për pasojat e tmerrshme për gratë që refuzojnë burrat e tyre në propozimet intime. Diskutimet bashkëkohore përpiqen për të diskutuar të drejtat intime të mashkullit dhe të femrës në mënyrë paralele, duke theksuar që ata mund të ripërcaktojnë aktin intim brenda martesës si një dëshirë e përbashkët.  Ibn Xhibrini deklaron se një grua ka “obligim fetar për ti lejuar burrit të saj që të ketë marrëdhënie intime me të, sa herë që ai e dëshiron atë, por ai shton se edhe gruaja ka të   drejtë të plotëson nevojat e saja me burrin e saj. Ebu Hurejre transmeton pesë hadithe të ngjajshme në lidhje me këtë që spjeguam më lartë, kurse Muslimi transmeton tre hadithe, që mes tjerash citojmë:

“Nuk është e lejuar për një grua të braktis shtratin e burrit të saj.”

“Kur një grua kalon natën larg krevatit të burrit të saj (e hidhëruar), engjujt (melekët) e mallkojnë atë deri në mengjes”.

 “Pasha atë në duart e të cilit është shpirti im, kur një burrë e thërret gruan e tij në krevat (për marrëdhënie intime) dhe ajo nuk përgjigjet, Zoti nuk është i kënaqur me të derisa të jetë i kënaqur burri i saj.”

“Kur një burrë thërret gruan e tij në krevat (për marrëdhënie intime) dhe ajo nuk shkon, dhe ai kalon natën I hidhëruar me veprimin e saj, engjujt (melekët) e mallkojnë atë deri në mëngjes”.

Pavarsisht këtij mallkimi dhe hidhërimi, dijetarët hanefi mendojnë se burri duhet të vazhdon ta përkrahën gruan e tij edhe nëse ajo e refuzon atë në raste për marrëdhënie intime, për aq kohë sa ajo qëndron besnike ndaj tij. Kurse ka edhe prej atyre juristëve që mendojnë se nëse gruaja refuzon ofertën e tij për marrëdhënie intime burri ka të drejtë të mos e përkrah atë.

Mendimi unanim i dijetarëve të jurispodencës islame është se mardhëniet intime janë elementi vital i martesës, nëse mungon kjo atëherë martesa konsiderohet e cunguar.

Vjelur nga Libri “Intim ethics and Islam – Feminist Reflections on Qur’an, Hadith, and Jurisprudence”, Kecia Ali, faqe 6-13.

 

Autor: Mr. Xhemail Çupi

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!

HAPSIRE REKLAMUESE