Universiteti i parë, kafeja, madje edhe brusha për pastrimin e dhëmbëve, në befasi të shumicës janë vetëm disa nga zbulimet e muslimanëve të cilat i dhanë formë botës aktuale.
Rrënjët e atyre ideve dhe objekteve themelore, duke filluar nga biçikleta deri te notat muzikore mund të gjenden në librin “1001 zbulime” i cili flet rreth historisë së famshme 1000 vjeçare të trashëgimisë së harruar muslimane.“Ekziston një vrimë (boshllëk) në shkencën tonë. Ne bëjmë kërcime sikur e bretkosës nga periudha e renesansës deri në periudhën Greke.” – thotë prof. Selim El-Hassani, kryetari i Fondacionit për shkencë, teknologji dhe civilizim në librin “1001 zbulime”.
Për ju, të dashur lexues të Portalit Breziiri.com, sot do të sjellim vetëm një informacion të shkurtër mbi kafenë, kush e zbuloi atë dhe si u përhap ajo në Azi dhe Evropë.
1. Kafeja (Kahve, Caffe, coffee, etj.)
Legjenda thotë se Arabi me emrin Halid i dërgonte dhitë në kullosë në rajonin Kaffa, e cila gjendet në Etiopinë Jugore. Ai vërejti se dhitë për një moment u bënë tepër gjallëruese pas konsumimit të kokrrave nga disa bimë të caktuara.
I vloi disa kokrra në ujë të nxehtë, dhe kështu provoi kafen e parë në histori. Shënimet e para që tregojnë për përdorimin masiv të kafesë na bëjnë me dije se eksporti i kokrrave të kafesë nga Etiopia drejt Jemenit, ku kjo pije është përgatitur nga lënda e përmendur e që sufistët (mistikwt) shërbeheshin me qëllim të largimit të gjumit dhe kalimit të natës në lutje.
Deri në shek 15 kjo pije arriti ne Mekke dhe Turqi, prej ku në vitin 1645 është bartur për në Venecia.
Në vitin 1650 pija e kafesë është sjellur në Angli. Atë e solli Turku me emrin Pasqua Rosse, dhe ishte Rosse i pari që hapi kafenenë në Londër në rrugën Lombard. Fjala arabe për pijen e kafes “Kahva” në gjuhën turke është shëndrruar në “kahve”, në Itali këtë e emërtuan “caffe”, ndërsa në gjuhën angleze “coffee”.
(Breziiri)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!