Esselamu alejkum!
Hoxhë i nderuar, e dua një vajzë dhe dëshirojë që të martohem me të, por më shqetëson fakti se si do të reagojnë të afërmit e mi, pasi që ajo më parë ka qenë e martuar, ndërsa unë jam beqar. Ajo i plotëson të gjitha kushtet dhe mendoj se për një martesë nuk do të kishte problem, por i vetmi shqetëim që kam është se nuk e di sesi do të regojnë familjarët dhe rrethi ku unë jetojë. Ju lutem për një këshillë dhe udhëzim. Ju faleminderit.
Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
I nderuar, nuk ka pengesë islame për ju, pra lejohet që të martoni një femër që ka qenë e martuar dhe është shkurorëzuar nga burri i saj, nëse ajo i plotëson kushtet e martesës, pavarësisht nga gjendja, dhe nëse martesa e tillë bëhet me pëlqimin tuaj dhe me pëlqimin e saj, pra nëse nuk ka ndonjë imponim nga jashtë. Arsyeja se ajo ka qenë e martuar e ju nuk keni qenë i martuar nuk është pengesë për martesën tuaj, e sa i përket faktit se çka do të flasin njerëzit përrreth kjo çështje është irelevante për ju, nëse ju jeni të kënaqur mes veti dhe keni harminizim të plotë, dhe dhashtë Zoti që ju të formoni një familje të shëndoshë islame. Normalisht, se njerëzit do flasin edhe pse nuk kanë të drejtë, por me rëndësi është që ju. përmes martesës suaj. të arrini kënaqësinë dhe pëlqimin e Allahut xh.sh. dhe mos u merrni shumë e shumë me të tjerët. Allahu ju ndihmoftë.
Allahu e di më së miri!
__________________
Jusuf Zimeri
Janar, 2012
www.breziiri.com
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
kam deshir te falem mir po kam edhe frik qka duhet te bej?
Es selamu alejum vlla i nderuar Allahu ju shperbleft me Xhennetin Firdews per vendimin qe e keni mar e qa thojn njerzit per rreth mos te ua ndin juve ti vetem duaje gruan tende edhe mbroje nga te tjeret qe e ofendojn e nese ti e mbron at’her askush nuk mundet me thene asgje ma bon hallall nese e teprova Allahu ju bashkoft ne hajer e ne frym Islame