Pendohem për të kaluarën, por si t’i qëndroj besnike fesë?

Pyetja:

Esselamu alejkum!
Jam një lexuese e rregulltë e portalit tuaj dhe më pëlqen puna juaj. Allahu ju shpërbleftë për kontributin. Hoxhë i nderuar, nga ju do të doja të kërkoja një këshillë rreth dilemës sime. Jam një vajzë 21 vjeçe dhe po kërkojë udhëzimin dhe qetësinë shpirtërore, pas një kohe kur tek unë pati shumë çrregullime dhe shthurrje morale. Kam bërë shumë mëkate dhe lëshime, si në fe ashtu edhe në nder e moral. Tani, kur më i kam rënë pishman, përsëri jam e pafuqishme për të ndjekur një metodë apo mënyrë e cila do të më largonte tërësisht nga jeta e mëparshme dhe të më kthej në një jetë fetare dhe me plotë lumturi e mirësi. Cila do të ishte këshilla juaj në lidhje me këtë rast?

 

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

E nderuar, në bazë të asaj që e shpjegoni ju, nënkuptojmë se çdo gjë është në dorën tuaj, andaj porosia jonë është: ndihmone veten para se t’ju ndihmojë dikush tjetër. Të gjitha gjasat janë se te ju ekziston  vetëdija se jeni duke bërë mëkate, andaj e vetmja gjë që ju duhet të jeni e vendosur në atë që e dëshironi. Nuk mjafton vetëm të mendoni në përmirësimin tuaj, por duhet të merrni hap konkret për përmirësimin e gjendjes suaj. Ju jeni e vetëdijshme se bëni mëkate dhe për këtë kujdes të mos i nën shtroheni pesimizmit se pasi kam bërë mëkate tani më nuk ka rrugëdalje për mua, sepse kjo don të thotë nënshtrim i plotë ndaj djallit (shejtanit). Nuk ka mëkat që nuk falet nga Allahu xh.sh. përveç shirkut, nëse pendoheni, pra nuk ka mëkat të madh me pendim, por nuk ka as mëkat të vogël me praktikimin e përditshëm. Motër e nderuar, duhet të merrni hapa të guximshëm në jetën tuaj, nëse dëshironi të jeni besimtare e ndershme, e kjo është e mundur, por varet nga ju. Ja, po ju sygjeroj disa hapa konkret që do t’u ndihmojnë: merrni vendimin pozitiv. Fillimisht, kërko ndihmën e Allahut xh.sh., pastaj pendohu te Allahu xh.sh. me një zemër të thyer, sepse Ai pa dyshim pranon pendimet nga zemrat e thyera. Vendos që më kurrë nuk do të kthehesh në rrugën e mëkateve, sa që të të vijë trishtim vetëm kur i mendon ato. Pastaj, largohu nga shoqëria e keqe, e devijuar, shoqëria e muzikës, alkoolit etj, shoqërohu me besimtarë të mirë sepse ka të tillë edhe atje ku jeton, por vetëm duhet kërkuar ato. Kthehu namazit, sepse namazi të ndalon nga veprat e liga dhe të irituara. Kthehu Kur’anit sepse Kur’ani të zbutë dhe shëron zemrën, motër e nderuar. Shpëtimi i juaj nga kjo rrugë që gjendeni për momentin është kthimi i juaj te Islami. Për këtë ju duhet vendim i prerë, guxim dhe trimëri t’i thoni djallit jo, nuk jam më rob i joti por do të jem rob i Allahut xh.sh. Ky është shpëtimi i juaj. Ne i lutemi Allahut xh.sh. që t’ju ndihmojë në udhëzimin tuaj, në rikthimin tuaj te Islami, në rrugën që Allahu xh.sh është i kënaqur me të.

 

Allahu e di më së miri!

___________________
Jusuf Zimeri
Janar, 2012
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!