Pastrimi i trupit, teshave apo të diçkaje tjetër gjatë ditëve të mëdha

Pyetja:
Esselamu alejkum!

Profesor i nderuar kam dëgjuar se gjatë muajit muharem, respektivisht gjatë dhjetë ditëve të tij, nuk bëka që ta pastrojmë trupin dhe teshat. Cila është e vërteta këtu, ju lutemi?

 

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, t‘ua them të drejtën sot për herë të parë po e dëgjojë këtë çështje dhe mu duk shumë intreresante. Jo, kjo që e parashtroni ju, nuk është e vërtetë. Pra lejohet plotësisht të pastroni trupin, rrobet, shtëpinë etj. gjatë tërë ditëve të vitit përfshirë këtu edhe dhjetë ditët e muajit Muharrem. Unë nuk e di ku e ka zanafillën kjo bindje e kotë, por është në kundërshtim me parimet e shëndosha islame, me argumentet autentike islame dhe me vetë logjikën e shëndoshë të njeriut. Andaj, është vetëm një bestytni që duhet të flaket, gjegjwsisht të hedhet poshtë. Ne e kemi të lejuar të pastrohemi edhe ditëve të Ramazanit e ku më ditëve të muajit muharrem.

Allahu e di më së miri!

___________________
Jusuf Zimeri
Janar, 2012
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!