Mevlana Xhelaledin Mehmed Rumiu eshte nje prej poeteve me te shquar te letersise persiane, nje poet i njohur jo vetem ne boten arabe, por dhe ne vendet anglishtfolese. Rumiu lindi ne Iran, ne qytetin Balkh, ne provincen Khorasan, pjese e Afganistanit te sotem dhe vdiq ne Konia, Turqia e sotme. Rumiu njihet ndryshe dhe si Mevlana Xhelaledin Mehmed Balkhi.
Ai ka jetuar mes viteve 1207-1273 dhe njihet si poet mysliman, jurist dhe teolog. Veprat e tij jane te shkruara ne persisht dhe jane lexuar ne vendet e Iranit, Afganistanit dhe Taxhikistanit, ndersa jane perkthyer ne shume gjuhe te botes. Rumiu eshte nje nga poetet me te lexuar ne Amerike, si dhe ne vende te ndryshme te Evropes. Rendesia e Rumiut, si poet, qendron ne kapercimin e kufijve kombetare dhe etnike te letersise.
Gjate shekujve ai ka ushtruar nje ndikim ne letersine persiane, urdu dhe ne letersine turke. Vepra e Rumiut ndahet ne te ashtuquajtura quatrina, sic quhen ndryshe dhe rubaira, ne oda, gazale dhe divane. Vepra kryesore e tij eshte Mathnavi, i perbere nga 6 libra, i cili quhet ndryshe Kurani Persian dhe eshte konsideruar nga shume studiues dhe kritike, si nje nga veprat me te medha te poezise mistike.
Nje poeme qe perbehet nga 27.000 vargje, ne te cilen ai ka shtjelluar dhe predikuar misticizmin e tij dinamik. Metoda qe perdor poeti eshte ajo anektodike dhe toni eshte ai lirik. Nje tjeter veper e rendesishme e Rumiut eshte “Divani per Shams Tabriz”. Shams Tabriz do te mbetej ne kujtesen e poetit si miku me i ngushte dhe njekohesisht si udheheqesi shpirteror i tij ne rrugen qe ai ndermori si nje sufit per te arritur persosmerine shpirterore. Kjo veper eshte e perbere nga 40.000 vargje.
Te dyja veprat kane nje rendesi te madhe ne letersine persiane. Gjate nje periudhe 25-vjecare ai kompozoi 70.000 vargje poetike, poezi kushtuar dashurise hyjnore, pasionit mistik. Si nje sufit ai besonte se muzika, poezia dhe kercimi jane nyrat per te arritur Zotin. Doktrina e tij evokon pafundesisht tolerancen, miresite, gezimet, dhe kuptimin e gjithckaje permes dashurise. Tema qendrore e gjithe vepres se Rumiut, ne pergjithesi, eshte ajo e konceptit te Tavhidit, unitetit, nje koncept qe e shohim dhe ne poetet e tjere sufite.
Vizioni, fjalet dhe jeta e Rumiut na meson se si te arrijme paqen dhe lumturine brenda nesh, duke pushuar se jetuari ne armiqesi e urrejtje dhe duke zgjedhur te jetojme ne paqe dhe harmoni. Gjate nje periudhe 25- vjecare Rumiu hartoi 70.000 vargje poetike, poezi kushtuar dashurise hyjnore, pasionit mistik, si dhe poezi per ekstazen. Studiuesit e sotem besojne se Rumiu eshte nje nga poetet me te medhenj te koherave dhe se veprat e tij mund te krahasohen me ato te Dantes dhe Shekspirit. Veprat e Rumiut jane te pashoqe ne letersine persiane per cilesine dhe pasurine ideore dhe figurative qe ato mbartin.
Kompleksiteti i Rumiut qendron ne mendimin mistik ne lirshmerine dhe ne shkujdesjen e tij gjate te shkruarit, centrifugal, sheronjes dhe indiferent gjate gjuhes tradicionale, ku ne sy te bie nje gjuhe e lemuar dhe jo e lehte per ta kuptuar. Veprat e tij permbajne njekohesisht dhe shume histori, qe karakterizohen nga nje sharm i holle, ne te cilat levizin paragrafe plot pasion.
Bota e shprehur ne to eshte ajo e sufiteve dhe jo bota hindu apo e krishtere, bota e qenies, e zhvillimit dhe e transformimit te saj. Metafizika islame, kozmologjia, psikologjia tradicionale dhe njohurite ezoterike do te perbejne ne vepren e Rumiut dhe boshtin qendror te ideve te tij.
Burimi:
http://www.kohajone.com/html/artikull_14295.html
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!