Pse mohohet fisnikëria shqiptare nën osmallinjtë?!

Shkruan: Besi Bekteshi

Pse mohohet fisnikëria shqiptare nën osmallinjtë?!

Në një nga emisionet televizivë ku merret përsipër të bëhet histori, të nxirren fakte dhe momente historike shqiptare, po trajtohej edhe Ali Pashë Tepelena dhe pashallëku i tij. Patjetër kanë bërë shumë mirë që riafrojnë tema të tilla, me të cilat merren me historinë, por duan në fund të fundit të krijojnë edhe idenë mbi nobilitetin shqiptar, ose fisnikërinë shqiptare nën osmanllinjtë. Kuptohet se në saj të shkrimeve të kohës edhe të kryesisht Bajronit dhe Aleksandër Dymasë, por edhe Sabri Godos, Ali Pashë Tepelana, është letrarisht dhe si pasojë edhe historikisht një person i njohur. Aq më mirë që vazhdojnë dhe e marrin në analizë vazhdimisht. Mirëpo më bëri përshtypje një e thënë e prof Afrim Karagjozit edhe si President i Byron Society dhe prof i anglishtes në UFO Università (Universitas-Fabrefacta-Optime).

Thënia ishte pak a shumë kështu: Sipas mendimit evropian, nuk ka fisnikëri shqiptare për kohën e pashallëqeve. Po, ai shton edhe atë që Ali Pasha nuk kishte trashëgimi fisnike dhe nuk ka lënë trashëgimi fisnike. Pra me fjalë të përmbledhura që të kishte nobilitet dhe fisnikëri duhen trashëgimtarë dhe si para dhe pasardhës, e të tjera si këto. Normalisht fjala është për periudhën Osmane. Nuk dua të bie në kurthet e polemikave kote dhe të marrosura të sotme, por mund të them se “nuk është ndonjë gjetje e madhe” kalimi në një nënvleftësim historik të fisnikëve shqiptarë, duke pasur në sy territorin e pikërisht atë shqiptar nga jugu… dhe sidomos në veri të Shqipërisë. E kam të qartë se Prof. Karagjozi e njeh shumë mirë Bajronin, e kuptoj se në temën mbi Ali Pashën, po merrej si pikë referimi François Charles Hugues Laurent Pouqueville, ose diplomati, shkrimtari, eksploratori, fizikanti dhe historiani, por edhe anëtari i “Institut de France”, por sidomos si konsull i përgjithshëm në oborrin e Ali Pashë Tepelenës në Janinë, por normalisht nuk është e mjaftë historikisht të mos konsiderosh një Pashallëk shumë më i madh edhe si territor dhe si vazhdimësi si Pashallëku i Shkodrës. Fisnikëria mbas Balshajve në kohë para osmanllinjve, është normalisht ajo e Bushatlinjve e njohur jo vetëm nga Perandoria, por edhe bota perëndimore në shkrime dhe marrëdhënie të shumta.Nuk arrij të kuptoj pse kjo dëshirë për të shuar dhe ulur në fisnikëri shqiptarët, por ndoshta ka diçka lidhje me dëshirën e pa turp të dikurshme të historisë nën komunizëm që edhe faktet historike i ndanin me klasa që bënin për këtë lloj historie, dhe ato që nuk bënin. Nejse, detyrimisht është e qartë se i duhet përgjigjur një pohimi të tillë, që nuk e shikon shqiptarin të fisëm, trashëgimtar të nobilitetit edhe në kohë të një pushtimi që nuk ishte vetëm te ne.Nga perëndimi njihen si trashëgimtarë dhe vazhdues të një pashallëku të madh dhe të rëndësishëm, këto pashallarë në Shkodër:
Mehmed Bushati (1757-1774)
Mustafa Bushati (1774-1778)
Kara Mahmud Bushati (1778-1796)
Ibrahim Bushati (1796-1810)
Mustafa Reshiti (1810-1831)
Normalisht mund t’ju referohesh shumë e shumë bibliografive, por është më mirë të ndalesh te këta: Bahl, Taru, Syed, M. H. (2003). Encyclopedia of the Muslim ëorld. Neë Delhi: Anmol Publications Castellan, Georges (2002). Histoire de l’Albanie et des Albanais. N.p.: Armelin Editions. Elsie, Robert (2005). Albanian literature: a brief history. London: IB Tauris in association ëith the Centre for Albanian Studies. Jelavic, Barbara ([1983] 1999). Balkan history: the eighteenth and nineteenth centuries. Cambridge: Cambridge University Press. Vickers, Miranda (1999). The Albanians: a modern history. Neë York: I. B. Tauris. Zickel, Raymond; Iëaskië, Ëalter R. (1994). Albania: a country study. Ëashington, DC: GPO for the Library of Congress.Pra po i qëndrojmë disi botës që “ekzagjerohet” dhe vërteton një dinasti pashallarësh e trashëgueshme deri në një cak të përcaktuar kohor që nuk është një moment i vogël dhe që na ka bërë të kemi territorin e vetëm shqiptar të pashallëqeve të mëdha që është ai i Shkodrës, i vetmi brenda 28 mijë km katror.Por normalisht historia ka tregtuar dhe vërteton se kjo dinasti nuk ka qenë kaq e thjeshtë për të mos i tipizuar si fisnikëri trashëgimtare shqiptare. Nga viti 1757 deri më 1831, sanxhaku i Shkodrës në Shqipërinë gegë u sundua nga një familje e fuqishme shqiptare. Kjo familje, meqë rridhte nga nahija (fshati) Bushat në dalje të Shkodrës, u njoh si familja e Bushatllinjve. Në kohë të Evlija Çelebiut, ajo ishte njohur si familja e Beg-oglluve (Begolli), apo e bijve të Jusuf Beut. Kjo familje nxori 5 pashallarë gjatë sundimit të saj 73 vjeçar mbi Shkodrën: Mehmet Plakun, Mustafën (Qorrin), Kara Mahmudin, Ibrahimin dhe Mustafën II, të cilët e shtrinë pushtetin Bushatlli në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe pjesë te Venecies dalmate. Secili nga pashallarët Bushatllij të lartpërmendur përveç Mustafës I, u shquan për trimëri dhe aftësi të larta në administrimin e sanxhakut gegë. Ndër ta, Mehmet Bushati dhe i biri i tij Ibrahim Bushati, arritën të zënë poste shumë të larta në sistemin osman. Mehmet Bushati që është edhe themelues i pashallëkut, arriti të bëhet Kapudan-i-derja i flotës perëndimore osmane gjatë luftës ruso – turke të 1768 – 1774, ndërsa Ibrahim Bushati, arriti që të bëhet Bejlerbej dhe Vali i Rumelisë nga viti 1804 deri në 1806. Citim i O. Jazexhi. Më i shquari është Kara Mahmud Pash-Bushati i cili është rebeluar, është rrethuar, ka sulmuar dhe është vrarë në beteja për zgjerimin e forcimin e pashallëkut shqiptar të Shkodrës. Është Noel Malcolm që në “Kosovo a short history” thotë se Kara Mahmud Bushati është një nga figurat më interesante të historisë së Shqipërisë osmane. Fatkeqësisht ka gëzuar shumë pak vëmendje në Perëndim, në krahasim me bashkëkohësin e tij toskë nga Janina. Si ka mundësi të mos konsiderohen fisnikë trashëgimtarë figura të tilla që jo vetëm kanë vendosur nën “haraç” sulmues dhe pushtues së tokave shqiptare si malazez dhe sllavë dhe trashëgimtarë të cilët kishin ushtri me mbi 30.000 njerëz? Si ka mundësi që nuk konsiderohen fisnikë njerëz që edhe gratë nuk i kishin të huaja, por vetëm shqiptare?Si ka mundësi të mos konsiderohen fisnikë dhe “nobel” për nga gjaku dhe trashëgimia njerëz që kanë tentuar “Konfederatë ilirike”!? Si ka mundësi të mos trajtohen si fisnikë, njerëz që kanë pasur mbi gjashtë përfaqësi perëndimore dhe stema të “Anzhuinëve”!? Si ka mundësi të mos trajtohen si fisnikë, pashallarë të tillë që kanë përballur ushtri të Portës së Lartë në rrethim dhe fushë beteje, në kundërshtim me superfuqinë më të madhe të kohës? Këto nuk janë fraza gazetareske, por mund ti gjesh në: Ë. Miller, The Balkans, fq. 410Edvin Jacques: The Albanians, an ethnic history from prehistoric times to the present, McFarland & Company, 1994, fq. 252Ë. Miller, The Balkans, fq. 410 H. Bushati, Shkodra… (vol II), fq. 464 Ibid, fq. 241 Ibid. fq. 241 N. Nikaj, fq. 123 N. Nikaj, fq. 124 G. Casetllan, Histories des Ballkans, Paris, 1991 (Alb. translation), fq. 224 S. Naci, fq. 234 N. Malcolm, Kosovo a Short History, Neë York, 1999, fq. 176. S. Shaë, Betëeen… fq. 232. S. Shaë, fq. 267 Pasëan-Oghlu, EI, NE, fq. 284 S. Shaë, Betëeen… fq. 221 – 227 M. Maksudoglu, op. cited. fq. 204. SHVSH XVIII, vol II: Letter of Jak Mark Suma, 30 October 1791, fq. 246. Sherif HASAN PASHA, EI, NE, fq. 253. I. Zamputi, Il Settecento …, fq. 78, in S.N., fq. 217. A.S.V. cons. di Durazzo, let. di A. S. Marconi, dt. 12/ 9/ 1789, fq. 218. Nuk po vendos kaq shumë bibliografi (ka shumë e shumë më tepër) për kot, por për të bërë me dije se gjithkund gjen histori të thënë dhe stërthënë mbi trashëgiminë historike të Bushatllinjve dhe pashallëkut të tyre, sidomos në Kara Mahmud Pashën.Trashëgimia e pashallëkut në kohët e sotme vazhdon dhe nuk janë vetëm studimet e Hamdi Bushatit, si një nga studiuesit e nderuar të derës së tij dhe Nexhmi Bushatit, si vazhdues i kësaj trashëgimie, por edhe historia e ndaluar gjatë regjimit. Sidomos dyert e mëdha në Shkodër, kanë fisnikëri të lartë për kushtet, dhe nuk janë vetëm myslimane si religjion, por edhe katolike. Janë familje që zgjasin pa ndalim trashëgiminë me mbi pesë breza, dhe shkojnë deri në mbi 400 vite pa ndalim, duke nxjerrë luftëtarë, mësues, klerikë, diplomatë, tregtarë, ofiqarë të lartë si në perandorinë turke dhe në perëndim, guvernatorë, shkrimtarë dhe publicistë, të pasur, dhe deri dinasti artistike në fotografi dhe muzikë. Si nuk paska fisnikëri sipas mendimit europian? Po shqiptarët nuk kanë mundur të jenë as kontë as markezë, sepse ishin në “diellin e osmanllinjve” pra do të ishin pashallarë dhe agallarë, dhe kanë bërë gjithmonë luftë me të… Perandorinë… janë bindur dhe luftuar në kohë… pa asnjë mëdyshje, për të mbajtur pikërisht atë pjesë të pashallëkut që ka qenë ai i Shkodrës. Po të rendisja emrat, lista do të ishte tepër, po tepër e gjatë. Vetëm Shkodra ka mbi 100 familje të mëdha që janë pa ndalim fisnikë dhe të lidhur me patriotizmën shqiptare. Ato dihen tashmë. Megjithatë po ndalem sot te Bushatlinjtë. Dinastia ndërtoi rrugë dhe ura të shumta që ndër to janë “Ura e Vezirit në Kukës”, por edhe “Xhamia e Plumbit” nga Mehmet Plaku, por edhe shumë e shumë të tjera edhe jashtë trojeve të Shqipërisë së sotme dhe 75-së vitet e pesë trashëgimtarëve fillojnë tre dekada përpara Ali Pashait dhe mbarojnë me gati 100 vite në rënie dhe ngritje për të ardhur te Mustaf Pasha, si vezir i fundit i Sanxhakut të Shkodrës. Si nuk paska fisnikëri në këtë mes, po ripyes për të disatën herë?Unë mund të flas për Bushatlinjtë edhe për Xhemal Bushatin si ministër në qeverinë e Nolit dhe deputet, por Sulço Begun dhe Maliq Bushatin si ministër në qeverinë e Krujës dhe që prej këtej fillon edhe persekutimi familjar nga komunistët. Qazim Bushati është pushkatuar nga komunistët. Janë shumë e shumë Bushatlinj të tjerë si një fis i madh, dhe shpesh herë në një shpërndarje të madhe, por që vërtetojnë trashëgiminë në historinë patriotike. Fisnikëria ka vula dhe Bushatlinjtë kanë pasur, ka prona dhe ato kanë pasur pashallëkun më të madh si sipërfaqe se sa Shqipëria sot. Ka përfaqësi të huaja dhe ato kanë pasur shumë, ka ushtri dhe ato kanë pasur vazhdimisht, kanë biblioteka dhe vende kulti dhe ato kanë pasur shumë, kanë sistem taksash dhe ato kanë pasur, kanë … përmendore… dhe për fat të keq më i shkëlqyeri i tyre Kara Mahmudi i vrarë barbarisht nga malazezët nuk ka një në Shkodër. Por edhe pse nuk e ka (arsyet janë kudo edhe në shtetin shqiptar dhe te vetë Bushatlinjtë) këtë përmendore, dera e madhe dhe Bushatlinjtë si pashallarë dhe vezirë, janë fisnikë dhe nuk janë vetëm ato, sëpaku në Shkodër. Është turp që të thuash se nuk ka fisnikëri në Shqipëri. Ose sëpaku është një nënvleftësim madhor që i bëhet historisë së kombit tënd.

P.S. Qëndrimet e shprehura në këtë rubrikë janë të vet autorëve dhe nuk e pasqyrojnë politikën redaktuese të Portalit Breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!