“Po, do ta ndalojmë alkoolin”, është shprehur gjatë një takimi në New Valley, rajon në perëndim të Kajros, Saleh Subhi, njëri nga figurat kryesore të “Vëllezërve Muslimanë”.
“Turizmi nuk nënkupton lakuriqësinë dhe dehjen. Ne, pra egjiptianët, jemi një popull fetar, dhe këto gjëra nuk na nevojiten.”
Saleh ka shtuar, gjithashtu, se “Vëllezërit Muslimanë” do të zbatojnë ligjin e Sheriatit islam. “Kjo ka qenë e planifikuar që nga viti 1928. Islami është zgjidhja”, ka deklaruar Saleh.
Ai ka akuzuar pasuesit e regjimit të Mubarakut se nxisin dhunën në rrugën Muhamed Mahmud dhe përpara ndërtesës së Qeverisë.
(Breziiri)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
oooooooooo goja tlumt hallall tkoft luftoni me gjitha forcat deri ne vdekje qe ligji ne egjipt te jet ligji i all-llahut sheriati,dhe aj ligj te shperndahet ne gjith vendet muslimane.elhamdulilah