Në Maqedoni janë të regjistruara 1842 kisha ortodokse krishtere në pronësi të Kishës Ortodokse Maqedonase dhe 580 xhami në pronësi të Bashkësisë Fetare Islame.
Këto të dhëna janë pjesë e publikimit të ri “Harta e objekteve fetare në Republikën e Maqedonisë” të botuar nga Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive fetare dhe grupeve religjioze. Promovimi i këtij publikimi u bë mbrëmë në Shkup, ku në mënyrë të detajuar janë pasqyruar të gjitha objektet fetare të të gjitha konfesioneve në Maqedoni.
Nga 2.466 objektet fetare janë përfshirë edhe 29 kisha katolike, 12 kisha ungjillore metodiste dhe tre tempuj fetar të bashkësisë hebraike.
Numri më i madh i kishave është në Arqipeshkvinë Prespano-Manastirase, ndërsa numri më i madh i xhamive në pronësi të Myftinisë së Shkupit. Kryetarja e Komisionit, Valentina Bozhinovska theksoi se vitin e ardhshëm pritet të realizohet projekti që të ketë ambiente për rituale fetare pranë burgjeve të vendit.
(INA)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!