Teknologji

Google investon në burime natyrore të energjisë

Google ka njoftuar që ka investuar 94 milionë dollarë në shfrytëzim të energjisë diellore. Me këtë investim Google deri tani ka shpenzuar 915 milionë dollarë në shfrytëzimin e burimeve natyrore të energjisë.

Investimi i ri nënkupton ndërtimin e katër projekteve të ndryshme solare në Kaliforni, dhe do të jetë e para në SHBA e bazuar në rrjetin e pllakave solare, në vend të pllakave individuale në kulme. Në këtë mënyrë do të krijohen 88 MW energji, që mjaftojnë për furnizimin e 13.000 shtëpive. Google në këto projekte është futur bashkë me kompaninë investuese KKR dhe Recurrent Energy, kompani kjo që merret me zhvillimin e projekteve lidhur me energjinë solare.

(KD)

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. Skender Mustafi

    Synimet e Google dhe Microsoft ishin më të mëdha drejt depërtimit në tregun e energjisë elektrike. Gjatë tetorit të vitit 2008 Google hedh në Internet njërin ndër projektet e para, Google PowerMeter, të cilat mundësonin ndërlidhjen e të dhënave të konsumimit të energjisë elektrike nga konsumatorët përmes të cilave aplikacioni u jepte sugjerime konsumatorëve me qëllim të uljes së shfrytëzimit të energjisë që nënkupton uljen e shpenzimeve. Për këtë qëllim Google shpejtoi drejt bashkëpunimit me kompani të prodhimit, shpërndarjes dhe shitjes së energjisë elektrike si dhe me kompani të prodhimit të “mjeteve të mençura” të cilat u mundësonin konsumatorëve që të dhënat të i hidhnin në aplikacion në mënyrë automatike.

    Sidoqot, projekti dështoi. Në Qershor të vitit 2011, Google njoftoi shuarjen e projektit duke e bazuar në një shkak të vetëm, mos arritja për të tërhequr numër të mjaftueshëm të konsumatorëve.

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!