Kosovë - Gjakovë

Njoftim mbi dhuratat me mbishkrim “Urime Krishtlindjet”

REPUBLIKA E KOSOVËS
-Ministrisë së arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë -
-z.Ramë Buja- Ministër -

Prishtinë

LËNDA: Njoftim

Më datën 22.12.2011, në adresë të KBI-së në Gjakovë, ka arritur një ankesë nga ana e prindërve të nxënësve parashkollor të shkollës fillore “Zekeria Rexha” në Gjakovë, me të cilën jemi njoftuar se brenda objektit të shkollës janë shpërndarë dhurata me mbishkrimin “Merry Christmas” (në shqip: “Urime Krishtlindjet”) në mesin e të cilave edhe një libër me përmbajtje fetare, gjegjësisht evangjeliste.

Prindërit e nxënësve të kësaj shkolle shprehin shqetësimin e tyre e njëkohësisht edhe indinjatën e thellë kur në një shkollë publike (laike) bëhet shpërndarja e librave me përmbajtje fetare evangjeliste, aq më tepër kur 90 % e nxënësve i takojnë komunitetit fetar musliman.

Ky veprim i shoqatës në fjalë është i pa kuptimtë dhe si i tillë krijon huti dhe pakënaqësi te nxënësit dhe te prindërit e tyre, kur dihet mirëfilli se nëpër shkolla nuk lejohet kurrfarë propagande fetare.

Andaj, këtë pakënaqësi dhe shqetësim të prindërve dhe nxënësve, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë e ndan bashkërisht me ta.

Kërkojmë nga institucioni i lartëpërmendur që të për veprimet e tilla të merren masa që t’mos përsëriten në të ardhmen, të ruhet kompaktësia, uniteti dhe harmonia e nxënësve pavarësisht se cilës fe i takon.

C.O.

Bashkësisë Islame të R. Kosovës
Ministrisë së arsimit
Drejtorisë së arsimit Gjakovë
Drejtorisë së shkollës fillore “Zekeria Rexha” Gjakovë

KRYETARI
Fatmir ef. Iljazi

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!