Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës edhe në këtë vit mori pjesë në konferencën e gjashtë për të rinj “International Conference of Muslim Youth Cultural Coorperation-Konferenca ndërkombëtar për bashkëpunimin kulturor të të Rinjve Mysliman” e cila u mbajt në Stamboll të Turqisë organizuar nga Inernational Youth Forum (IYFO). Temë diskutimi e kësaj konference qe “Zhvillimi në botën Islame dhe rininë e saj”. Konferenca zgjati dy ditë 20-21 dhjetor 2011.
Departamenti i të Rinjve në këtë konferencë u përfaqësua nga Mr. Fitim Gashi-udhëheqës i Departamentit, i cili mbajt edhe një fjalë ku paraqiti vizionin, objektivat, misionin dhe aktivitetet e Departamentit. Z. Gashi në vazhdim të fjalës së ti u përqendrua tek tema boshte e konferencës.
Gjatë qëndrimin në Stamboll, z. Gashi zhvilloi edhe disa takime me përfaqësues të të rinjve nga vendet e ndryshme islame si Egjipti, Jemeni, Iraku, Libia etj.. Ndër takimet e mbajtura ishte edhe ai me Z. Muhamed Musa Budak- kryetar i IYFO.
Përveç, këtyre takimeve përfaqësuesi nga Departamenti pati edhe disa prononcime për media turke.
(BIK)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!