Një grua në Iran, e cila ishte dënuar me goditje me gurë deri në vdekje, do të varet. Ky qëndrim i Iranit vjen pasi në mbarë botën pati zemërim ndaj këtij vendimi. Dhe për ta zbutur situatën, Irani mendon një tjetër zgjidhje.
Pas reagimit ndërkombëtar, Irani vendosi që të pezullojë planet për goditjen me gurë. Por tani ka shpallur se do e varë gruan.
Sakineh Muhamedi Ashtiani është dënuar me 10 vite burg për vrasjen e të shoqit dhe me vdekje për adulteri.
Ashtiani kishte vuajtur nga duart e të shoqit, që e rrihte atë barbarisht. Avokati i saj tha se i shoqi ishte një person me varësi ndaj drogës. Ashtiani është dënuar edhe me 99 goditje me kamxhik, dënim që e ka kryer.
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!