Indonezi

Xhamitë së shpejti me rrjet virtual

Në Indonezi planifikohet hapja e rrjetit virtual i njohur si “i-mosque”, qëllimi i të cilit do të jetë forcimi i rolit të xhamisë në jetën dhe veprimtarinë e besimtarëve, si dhe prezantimi i Islamit në një formë sa më të organizuar nga institucionet e kultit.

Burime të medias të vendit të largët aziatik bënë të njohur se nisma i përket shoqatës së intelektualëve myslimanë.

Ilham Ekber Habibi, drejtor i Shoqatës së intelektualëve myslimanë të Indonezisë, në një intervistë për mjetet e informacionit, theksoi se qëllimi i këtij programi është përhapja dhe promovimi i qytetërimit dhe i kulturës islame.

“Xhamitë nuk janë vetëm vend për adhurim. Në to mundet dhe duhet të zhvillohen edhe aktivitete tjera. Përmes këtij rrjeti virtual do të mundohemi t’i paraqesim veprimtaritë që dikur janë zhvilluar brenda në xhami, kur xhamitë ishin vende të edukimit, trajtimit dhe bashkëpunimit”, tha Habibi.

Ai, mes të tjerash, theksoi se projekti është në hapat e parë dhe pjesë e tij do të bëhen të gjitha xhamitë në tërë hartën e Indonezisë, që numëron afërsisht 1.400.000 të tilla.

Indonezia është vendi i 16-të në botë për nga sipërfaqja. Me një popullsi prej rreth 240 milionë banorë, ai është vendi i katërt më i populluar i planetit dhe ka popullsinë më të madhe islame në botë.

 

(Drita Islame)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!