Është zbuluar harta e Tigrit dhe Eufratit e punuar nga Evlija Çelebiu, një nga kronikët më mëdhenj të botës.
Është gjetur harta e shumë-kërkuar 400-vjeçare e kronistit të njohur turk, Evlija Çelebi.
Pedagogu i Universitetit të Marmarasë, Prof. Zekeria Kurshun (Zekeriya Kurşun) pas një pune e mundi të gjatë arriti të gjejë gjurmët e hartës në Katar.
Informacioni i vetëm që dihej në lidhje me hartën, e cila u gjet në një koleksionist, bënte fjalë që harta ishte osmane dhe tregonte Gjirin e Basrës.
Profesori Kurshun me informacionet që kishte siguruar nga librat e udhëtimeve të kronistëve të ndryshëm arriti në përfundimin se harta në fjalë ishte harta e pa-zbuluar 400-vjeçare e Evlija Çelebiut.
Harta përshkruan me detaje zonën gjeografike ndërmjet lumenjve Tigër dhe Eufrat, duke filluar nga Anadolli Lindor, dhe përfundon në Oqeanin Indian.
Harta përbëhet nga 8 pjesë të bashkuar në një të vetme dhe ka këto përmasa, ajo është 3,43 metra e gjatë dhe 4,35 metra e gjerë.
Në mes të hartës jepet me detaje Kalaja e Bagdadit, e cila është marrë nga Sulltan Murati i 4-t.
Profesori Zekeria Kurshun tha se harta, e cila është vepra më e rëndësishme që ka lënë kronisti Evlija Çelebi, pas librit të udhëtimeve “Seyehatname” sot ndodhet në duar të sigurta dhe së shpejti do të botohet edhe një libër që bën fjalë për hartën.
(TRT)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!