Konferencë shkencore për atdhetarin dhe fetarin Hafiz Ali Korça

Universiteti i Korçës “F.S.Noli” organizoi një konferencë me temë  “Hafiz Ali Korça – 55 vjet pas” për veprimtarinë dhe kontributin e lartë të intelektualit të madh Hafiz Ali Korça.

Universiteti “Fan S. Noli” dhe Shtëpia Botuese “Logos-A”, Shkup, në bashkëpunim dhe me institucione të tjera, organizuan një konference ndërkombëtare kushtuar jetës dhe veprës së Hafiz Ali Korçës, figurë e shquar e letrave dhe atdhetar i madh. Hafiz Ali Korça dhe vepra e tij janë dy pjesë organikisht të pandara.

Hafiz Aliu radhitet midis luftëtarëve, krijuesve dhe islamologëve të Rilindjes, vepra dhe jeta e të cilit hapi shtigje të reja në rrugën e zhvillimit fetar dhe kombëtar.

Në këtë veprimtari të rëndësishme morën pjesë pedagogë dhe studiues nga universitete dhe institucione arsimore-shkencore, agjencione qeveritare, kulturore, politike dhe joqeveritare, shoqata dhe organizata profesionale, mediume, akademikë të ardhur nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, dhe drejtues të lartë shtetërorë, të cilët ndoqën mjaft më interes këtë temë dhe vlerësuan lart figurën dhe kontributin e Hafiz Ali Korçës.

Qëllimi i kësaj konference ishte ndriçimi i aspekteve të pambuluara më herët në jetën dhe veprën e Hafiz Ali Korçës. Në këtë organizim madhështor u mbajtën referate dhe kumtesat të cilat shpalosën gjithë jetën dhe veprën e këtij dijetari të madh të kombit shqiptar.

Konferenca u mbajt përkatësisht më 21 dhe 22 dhjetor e ndarë në tre seanca në gjuhën shqip dhe anglisht me qëllim që të mundësohet  bashkëveprimi dhe diskutimi intensiv mes disiplinave hulumtuese për veprën e Hafiz Ali Korçës. Në këtë mbrëmje u ndanë edhe çmime të veçanta nga ana e drejtorit i medresesë së Korçës z. Omer Çallësh.

Hafiz Ali Korça ishte një intelektual, atdhetar dhe patriot i flaktë, i cili dha një kontribut mjaft të rëndësishëm në çështjet kombëtare. I rritur në një mjedis patriotik, fetar e kulturor Korçar të pastër, ai u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngritën lart emrin e tij, por që u përndoq nga pushtuesit , nga fanatikët dhe komunizmi për idetë, pikëpamjet dhe veprimtarinë e tij.

Siç shkruan ai një kryeveprën e tij “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë”

Për Shqipërinë u përpoqa
sa flijova jetën time
nuk tregohet se sa hoqa
se shteti mi njihte krime.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!