Ekspertët musliman në Kinë, kanë publikuar se kanë gjetur Kur`anin më të vjetër të përkthyer në gjuhën kineze.
Të autorizuarit, për agjencionet kineze kanë dhënë informacione se ky Kur`an gjendet në dokumentacionet universitare të qytetit Landu, i cili qytet është qendër e provincës Gan Su në veriperëndim të Kinës. Kjo provincë është me shumicë muslimane.
Përkthimi i këtij Kur`ani më të vjetër të Kinës ka filluar në vitin 1909 dhe besohet se është përfunduar pas tre viteve. Sipas statistikave zyrtare kineze, në Kinë jetojnë rreth 23 milion musliman./fri/
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!