Manuskripta e parë e Kur’anit në dorëshkrim ruhet në Jemen

Manuskripta e parë në dorëshkrim e Kur’anit fisnik, që është shkruar 70 vjet pas vdekjes së Muhamedit a.s., ruhet në xhaminë kryesore të Sanas.

Kjo manuskriptë e Kur’anit fisnik është prej manuskriptave të Kur’anit në dorëshkrim që janë gjetur në vitin 1972 në xhaminë kryesore të Sanas (xhamia e parë e ndërtuar në Jemen) dhe tash kjo manuskriptë me vlerë të madhe ruhet në xhaminë kryesore të Sanas.

Kjo manuskript në dorëshkrim ka mbetur që nga shekulli i shtatë apo i tetë dhe ekspertët e manuskriptave në dorëshkrim konsiderojnë se kjo manuskript është shkruar 70 vjet pas vdekjes së Muhamedit a.s..

Në vitin 1972 në xhaminë kryesore të Sanas, e cila konsiderohet të jetë xhamia e parë e ndërtuar në Jemen, janë gjetur rastësisht shumë manuskripta, disa prej të cilave nuk janë kuranore.

Këto manuskripta në dorëshkrim janë gjetur nga ana e disa punëtorëve që ishin duke meremetuar murin e xhamisë. Manuskriptat janë gjetur brenda murit të vjetër, i cili ishte ndërtuar në vitin e gjashtë hixhri.

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!