Gazetat zyrtare arabe kanë botuar një artikull në të cilin tregohet se një njeri është akuzuar për përdhunimin e vajzës së vet dhe është dënuar me 2080 goditje në një periudhë prej 13 vjetëve.
Gjykata në qytetin e shenjtë të Mekës shpalli fajtorë burrin për përdhunim e vajzës adoleshente nën ndikimin e drogës për shtatë vjet resht.
Gazeta Okaz njoftoi të dielën se i akuzuari do të kamxhikohet gjatë qëndrimit 13 vjeçar në burg, megjithatë nuk treguan emrin e tij.
Policia fetare saudiane njoftoi se krimin e ka lajmëruar daja i vajzës, ndërsa nëna e saj kërkoi që ai të dënohet me vdekje në bazë të krimit që e ka kryer.
(Breziiri)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!