Abdulla Gyl

“Turqia është një vend që ylli i saj po shkëlqen”

Presidenti Abdullah Gyl, është shprehur se “Turqia është një vend që me politikat gjithëpërfshirëse dhe të vendosura në ekonomi të realizuara pas krizës së vitit 2001, ka arritur në përmasa të mëdha stabilitetin makroekonomik dhe zmadhimin e shpejtë”.

Presidenti Abdullah Gyl mori pjesë në hapjen e Konferencës së Risive në Turqi.

Në ceremoni përveç Presidentit Abdullah Gyl merrnin pjesë edhe Emiri i Katarit Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani, Ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë Nihat Ergyn dhe Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit, Kadir Topbash.

Presidenti Abdullah Gyl i cili mbajti fjalimin e hapjes theksoi se ekonomia turke, në sajë të themeleve të shëndosha makroekonomike arriti të veçohet prej ekonomive të shtypura prej borxheve të mëdha publike dhe krizave financiare të Evropës”.

“Nuk është koha e të ecurit por e vrapit”, tha Presidenti Gyl dhe shtoi: “Turqia është një vend që ylli i saj po shkëlqen në rajonin ku ndodhet dhe përtej. Nga këndvështrimi ekonomik Turqia është tashmë është “Hëna e Re” e Evroazisë. Që tani shumë institucione ndërkombëtare të konsultimit dhe të financave janë në dijeni të kësaj dhe në raportet e tyre parashikojnë se në vitin 2050 ekonomia e Turqisë do të jetë ekonomia e dytë më e madhe e Evropës”.

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!