Transplantimi, tregtia dhe shitja e organeve të trupit

Pyetja:

Esselamu alejkum!

Vëllai im kishte nevojë për t’i dhuruar palcën kurrizore, për shkak se vuante nga leukemia, por, ndërkohë, gjërat ndryshuan dhe kjo punë u tejkalua. Tani, dua të pyes, se a ma lejohet që palcën ta sheshes për qëllime të tjera, pasi që vëllai tani më nuk ka nevojë për të?

 

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, për çështjen e transplantimit jam përgjigjur një herë në këtë webfaqe, dhe e njëjta përgjigje vlen edhe me këtë rast (për të lexuar përgjigjen e më hershme, klikoni këtu). Për këtë rast do të shtoja edhe një çështje tjetër të rëndësishme. Përderisa një grup i dijetarëve islamë lejojnë transplantimin e organeve me kushte të parapara, dhe atë në bazë humane duke mos rrezikuar jetën e tij, por për shitjen e organeve me para nuk e lejon askush nga dijetarët islam, sepse tregtia me organet e trupit është akt i ndaluar (haram) sipas Islamit.

Allahu e di më së miri!

___________________
Jusuf Zimeri
Dhjetor, 2011
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!