Arkeologu Ghulam Akbar Malik, gjatë udhëtimit në Xhehlem, në veri të provincës Penxhab, ka gjetur një dorëshkrim me vlerë të Kur’anit të Shenjtë i cili daton që në shekulli i XII.
Sipas ‘Tribune Express’, ky dorëshkrim i çmuar është shkruar në papirus nga Seraxhudin Ebu Tahir Muhamed bin Abdurreshid në shekullin e dymbëdhjetë, dhe është shkruar në kaligrafi. Pesha e tij është pesë kilogram dhe ka 1.200 faqe, ku disa pjesëve të tekstit, për shkak të vjetërsisë, i është zbehur ngjyra.
Ekspertët thonë se ky dorëshkrim është punë e tre kaligrafistëve të cilët kanë punuar më shumë se një vit.
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!