Tregim

Begatia e mirësisë ndaj prindërve vërehet që në këtë botë

Akrepat e orës po zvarriteshin ngadalë për të arritur orën 18 të mbrëmjes në shtëpinë e zonjës së Ebu Muhamedit, e cila po e kalonte ditën e parë pas vdekjes së bashkëshortit të saj në moshë shumë të re. Gjuha e saj nuk pushonte së belbëzuari duke u munduar që me këtë ta ngushëllojë sado pak veten. Ajo vazhdimisht përsëriste: “Shoqërova armiqtë e mi e ai shoqëroi Zotin e tij… Çfarë dallimi mes shoqërimit tim dhe të tij…”

Shtëpia ishte mbushur nga njerëzit që kishin ardhur për ngushëllime. Burra e gra, të mëdhenj e të vegjël, që të gjithë mundoheshin ta ngushëllonin: “Duro Umu Muhamed. Shpreso tek Allahu xh.sh. Allahu xh.sh. të mundësoftë të shohësh nga Muhamedi tre vjeçar një trashëgimtar të denjë”.

Allahu xh.sh kështu e kishte caktuar për fëmijërinë e Muhamedit, jetim i pababë. Por mëshira e Allahut xh.sh. e kishte kapluar këtë djalosh duke ia zbutur zemrën e nënës së tij për të qenë në të njëjtën kohe edhe nënë edhe baba….

Kalonin vite, Muhamedi sa vinte e rritej. Hyri edhe në shkollë fillore, e pasi e përfundoi me sukses të lartë dhe si nxënës i dalluar, nëna e tij organizoi një aheng, duke i gëzuar të gjithë të pranishmit, ndërsa kur nata ra dhe errësira po mbulonte çdo gjë, nëna u ulë pran djalit të saj dhe duke e përqafuar, i tha: “Biri im, nuk frikohem se nuk ka kush të përkujdeset për ty, por unë kam vendosur që me endje të qepë rroba, t’i shes ato dhe kështu me mundin tim të ta mundësoi të përfundosh edhe fakultetin duke qenë shëndosh e mirë”. Fëmijën e kaploi vaji. Duke qëndruar në përqafim të nënës, ai me tërë çiltërsinë fëmijërore iu përgjigj: “Nënë, nëse do Allahu xh.sh. që të hyjë ne Xhennet, do t’i tregoj babit për mirësinë e madhe që po tregon ndaj meje.” Nëna mundohej që lotët e saj t’i zëvendësonte me buzëqeshje për hatër të vogëlushit.

Kështu kaluan vitet, Muhamedi tashmë kishte hyrë në fakultet, ndërsa nëna e tij ende vazhdonte të qepte rroba dhe t’i shiste ato për t’i mundësuar shkollimin djalit të saj ashtu siç edhe i kishte premtuar.

Jeta vazhdoi kështu deri atë ditë ….

Kur Muhamedi hyri në shtëpi, pasi ishte kthyer nga një shok i tij, e pa nënën e tij se si e kishte molisur koha, se si gjithë ato vite vuajtje dhe mundime koha ia kishte gdhendur në fytyrë. E gjeti nënën e tij që e kishte zënë gjumi në dysheme ndërsa në dorë ende mbante rrobat që po i qepte për t’i shitur…

Sa ishte munduar për Muhamedin! Sa net kishte kaluar pa gjumë vetëm për Muhamedin!

Muhamedi atë natë nuk kishte mundur të flinte, e as të nesërmen nuk kishte shkuar në fakultet. Ai vendos studimet t’i vazhdojë me korrespodencë, në mënyrë që të mund të kërkonte punë e t’ia lehtësojë nënës gjithë këtë barrë.

Ndërsa kjo e kishte zëmëruar nënën, e cila iu drejtua duke i thënë: “Me të vërtetë kënaqësia ime do të ishte nëse ti i përfundon studimet si i rregullt. Unë të kam premtuar se do ta ndërpres qepjen po që se t’i do të punësohesh pas përfundimit të studimeve si i rregullt”. Kjo edhe ndodhi…

Ja Muhamedi, erdhi koha që të bëhej gati për festën e diplomimit. I shoqëruar me shpresën për punësim që të ia lehtësonte nënës gjithë atë barrë të rendë, ashtu edhe ndodhi…

Pas muajt të parë të punësimit të Muhamedit, nëna e tij po i pastronte mjetet që i përdorte për qepje. Donte që ato të ia dhuronte fqinjës së tyre e cila kishte nevojë, ndërsa Muhamedi po numëronte ditët deri në ditën kur do ta merrte edhe rrogën e parë. Ishte zhytur në mendime. Si ta gëzoj nënën? Si do të mund t’ia kthejë gjithë këtë mund që e ka bërë për mua? A të udhëtojë me të? Apo ndoshta do të ishte më mirë që të ia mbush qafën me ari?

Këto mendime të Muhamedit i ndërpreu nëna e tij e cila hyri në dhomë. Fytyra i ishte zverdhur nga lodhja. “O djali im, jam sëmurë, po ndiej lodhje nga brenda por nuk po e di përse”, tha ajo. Muhamedi u hodh në këmbë duke nxituar që ta ndihmonte nënën e tij.

E dërgoi për në spital. Gjendja e saj po përkeqësohej derisa edhe hyri në koma. Muhamedi e harroje veten, punën dhe botën. E kishte lënë zemrën e tij tek nëna. Nuk i ndahej thuajse as edhe për një çast, ndërsa në vete belbëzonte, nuk pushonte së përsërituri: “Për ty do ta flijoja veten. Për ty nëna ime do të jepja pasuri e fëmijë”.

Ndodhi ajo që Muhamedi as që e kishte pritur e as që i kishte shkuar mendja, ndodhi ajo më e keqja… Ishte ora 10 e mëngjesit. Muhamedi doli nga puna për të shkuar në spital. Ishte i mbushur me shpresë se nënën do ta gjente me shëndet të mirë e ti thotë mirëmëngjesi. T’ia uronte një mëngjes plot respekt, ngrohtësi e dashuri. Muhamedi arriti tek hyrja e spitalit i kapluar nga këto mendime dhe ndjenja. Atë në hyrje e ndali recepsionisti duke e ngushëlluar, ai i kërkoi që të bëhej i durueshëm dhe të pajtohej me fatin. Muhamedi ishte stepur në vend! E kishte humbur orientimin e tij! Por caktimi i Allahut ishte punë e kryer.

Muhamedi, pasi e varrosi nënën e tij, e cila pas shumë vitesh vuajtje dhe mungese do të arrinte te burri i saj, e bashkë me të u varrosen edhe kujtimet, edhe ditët më të mira të jetës së tyre.

Ai u kthye në shtëpi, tanimë kishte mbetur jetim pa babë dhe pa nënë.

Me të përfunduar muaji, rroga e parë kishte zbritur në xhirollogarinë e Muhamedit por ajo tashmë nuk e kishte asnjë vlerë, as që e gëzonte fare. E çfarë vlere mund të kishte pasuria kur e kishte humbur nënën?!

Kështu vazhdoi të mendonte derisa nuk u udhëzua për të bërë vepra humane, e që në këtë mënyrë të ia kthente mirësinë e nënës, edhe pse ajo tashmë ishte nën dhè.

Kështu edhe ndodhi. Muhamedi kishte vendosur që ta ndante çerekun e pagës së tij për çdo muaj dhe atë ta jepte për hir të nënës së tij duke hapur kështu shumë puse, duke ndërtuar shumë çezme. Ai nuk ndalej së bëri vepra humane për nënën e tij. Këtë nuk e kishte ndaluar asnjëherë, e as kur e arriti pleqëria, as kur fëmija iu rritë, ky çerek page asnjëherë nuk ishte ndaluar nga të dhënit për hir të nënës.

Më së shumti, Muhamedi, ishte përqendruar që të blinte ftohës-uji dhe t’i vendoste në hyrje të xhamive.

Një ditë prej ditësh, Muhamedi e takoi një punëtorë i cili po vendoste ftohës-uji tek hyrja e xhamisë në të cilën ai falej. I çuditur me faktin se si kishte mundur ta harronte xhamin ku ai vetë falej, ishte gëzuar për këtë bamirës por i vinte keq për vetën e tij. Çudinë edhe më shumë ia kishte shtuar kur të nesërmen Imami i xhamisë kishte filluar ta falënderonte për mirësinë dhe bamirësinë e tij, duke e falënderuar për ftohësin e ujit që ia kishte sjellë në xhami! I hutuar, Muhamedi i ishte përgjigjur: “Më fal, por unë nuk e kam sjellë këtë ftohës-uji tek xhamia jonë!”. “Gjithsesi”, insistonte Imami, “dje erdhi tek unë djali yt Abdullahi, i cili ishte nxënës në shkollë të mesme, pasi që ma dha shumën e të hollave më tha se këto dëshiron t’i vë si bamirësi për babin, vëni më tha në blerjen e një ftohësi-uji tek xhamia jonë”.

Muhamedi, i mplakur, u kthye tek djali i tij, e derisa po e përqafonte për atë që kishte bërë. Fytyra i shndriste nga lumturia për këtë gjest të tij, por nuk harroi ta pyeste se si kishte arritur këtë shumë të hollash.

Përgjigja e tronditi tërësisht kur ai kuptoj se djali i tij për më shumë se pesë vite kishte filluar të grumbullonte nga një nga një rial saudit (monedhë saudite) derisa kishte arritur shumën e kërkuar për këtë ftohës-uji, ndërsa babait i ishte përgjigjur: “Që kur kam lindur të kam parë duke blerë dhe vendosur ftohës-uji në hyrje të xhamive për hir të nënës tënde dhe për këtë kam pasur dëshirë që edhe unë të vendos së paku një për hir tëndin!”

Vaji e kaploi Abdullahun e së bashku me të edhe Muhamedin, e sikur të mund të flisnin ato lot, me siguri që do të thoshin: “Me të vërtet begatia e mirësisë ndaj prindërve vërehet në këtë botë para tjetrës”dhe “Kini mirësi për prindërit tuaj, edhe nëse kanë vdekur, që të kenë fëmijët tuaj mirësi ndaj jush”.

 

Shqipëroi: Artan Musliu

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. Shqipridona Haxhiu

    esht ehera e pare qe bej koment neper keto web site dhe  e jap emrin tim te plote. E kam lexuar me shum vemendje ket teks, nuk di se qfar te komentoj, por mund te them qe kjo frike me kaplon qdoher, se mos po bej ndonje padrejtesi ndaj prinderve, ndaj nenes sime, per te cilet me te vertet sdo e kurseja jeten, e di qe qkado qe bejm kurr nuk eshte mjaft per prindrit tane, e aq me pak per nenen. InshALLAH edhe un jam prej te dashurve te ALLAHUT dhe InshALLAH ALLAHU ma mundeson qe ti gezoj prindrit e mi gjat gjith jetes. 
    Ju falenderoj per mundesine e dhene per leximin e ketij teksti

    Selam Alejkum

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!