Esselamu alejkum!
Jam një nxënëse e vitit të katërt në gjimnaz dhe shpesh na bie që të mësojmë pas ditë, kështu që nuk kam mundësi që namazin e iqindisë dhe të akshamit ta falë në kohën e tyre. A është gjynah nëse këto namaze i bëj kaza?
Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Fillimisht më vjen shumë mirë që ju keni brengë të rëndësishme për faljen apo mosfaljen e namazit, dhe jam shumë i bindur se edhe kjo brengë do të shpërblehet te Allahu xh.sh. Namazin që nuk mund ta falni në shkollë, siç potenconi ju. pra namazin e iqindisë dhe të akshamit, patjetër duhet ta falni kaza në shtëpi dhe assesi të lihet pa u falur dhe për këtë të bëni lutje te Allahu xh.sh. Se sa do të jetë mëkati i juaj për mosfaljen e namazit në kohën e vet, varet nga shkalla e pamundësisë, respektivisht niveli i arsyeshmërisë. Porosia ime është të bëni përpjekje maksimale të falni namazin në kohë, e nëse nuk keni arritur, gjithsesi duhet të falet kaza, por assesi të lihet krejt. Allahu ju ndihmoftë, dhe me siguri se do të jeni të ndihmuar dhe udhëzuar përmes namazit tuaj.
Allahu e di më së miri!
___________________
Jusuf Zimeri
Dhjetor, 2011
www.breziiri.com
Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!