Islami në Evropë

Në cilin qytet evropian jetojnë më shumë myslimanë?

Islamineurope.blogspot.com ka botuar një artikull  interesant mbi numrin e myslimanëve në qytetet evropiane. Teksti në fjalë mundohet të zgjidh dilemën se në cilin  qytet evropian ka më tepër myslimanë.

Duke përdorur burime të ndryshme, autori paraqet të dhënat si në vijim: Në Vjenë jetojnë 120 mijë myslimanë, në qytetin belg Antverpen jetojnë 30 mijë ndërsa në Bruksel jetojnë rreth 200 mijë myslimanë. Në Kopenhagë jetojnë 63 mijë mysliman, ndërsa në Francë situata është krejt ndryshe. Në Marsejë jetojnë mbi 200 mijë, në Paris rreth 155 mijë ndërsa në rajonin Provans-Alpe-Azurna ka një popullsi rreth 1 milion mysliman. Në Stazburg jetojnë rreth 20 mijë myslimanë.

Berlin jetojnë rreth 200 mijë, në Keln 120 mijë, Hamburg, 110 mijë mysliman. Në Amsterdam të Holandës 180 mijë, në Hagë 70 mijë, Utrecht 30 mijë mysliman. Sa i përket Suedisë situata është si në vijim: në Malmo jetojnë mbi 50 mijë, derisa në Stokholm jetojnë rreth 155 mijë mysliman. Krahas Francës, më shumë mysliman jetojnë në Londër, rreth 1 milion e gjysmë.

(Breziiri)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!