Ahmed Adhimof, moderator i projektit për lansimin e rrjetit të parë social islam, me 1 dhjetor, gjatë një konference për shtyp në Stamboll, ka thënë: rrjeti socilal “SalamWorld.com” do të lëshohet në qarkullim në fillim të vitit të ardhshëm në Stamboll të Turqisë, ka njoftuar agjencia e lajmeve Iqna.
Ai ka shtuar: tash për tash jemi duke blerë burime islamike nga qendrat e njohura të botës që për përdoruesit e internetit të ofrojmë një inciklopedi islamike në formë të Wikipedia-së, shërbime këto të cilat do të vendosën në rrjetin social islamik.
“Qëllimi ynë është që gjatë tre viteve të ardhshëm të anëtarësojmë më shumë se mbi 50 milion përdorues të internetit në këtë rrjet social. Në të do të diskutohen vlerat dhe mësimet islame dhe asnjë përdorues nuk do të mund të vendos materiale në kundërshtim me Kur’anit ose të fyhen simbolet e shenjta islame, ka shtuar më tej Adhimof.
Ai, gjithashtu, është shprehur se selia qendrore e këtij rrjeti social të internetit do të jetë në Stamboll të Turqisë, por do të ketë përfaqësi edhe në Kajro të Egjiptit, Nju Jork të Amerikës dhe në tridhjetë qytete tjera të botës.
(Breziiri)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!