Sindikalistët

Oborri i BIK-ut plotë me vehabista

Sindikata e pavarur e Bashkësisë Islame të Kosovës përmes një deklarate për media shprehet se me vëmendje ka përcjell ngjarjet e fundit mediale për dhe rreth BIK-ut, konkretisht ato të cilat lidhen me kreun e saj, Naim Tërnava.

Sipas SPBIK-së, deklarata e Tërnavës dhënë së fundi Radio Kosovës, përmes së cilës ai i është drejtuar shtetit për t`i ruajtur kufijtë nga elementet ekstremiste të “islamistëve”, si kërkesë do të ishte e drejtë në qoftë se ajo do të ishte e shoqëruar me sinqeritet, mirëpo sipas tyre, në realitet e tëra rezulton se është në kundërshtim të plotë me veprimet e tij të deritanishme të Tërnavës.

“Tërnava para se të shkoj aq larg te kufijtë e shtetit tonë, ai së pari duhet të ndalet dhe ta pastrojë oborrin e vet që e ka nën përgjegjësinë e tij direkte, e të cilin që nga viti 2003 e deri më sot e ka stërmbushur me ideolog të vehabismit dhe të lëvizjeve tjera politike islame, si dhe kolaboracionist dhe bashkëpunëtorë të tjerë të lëvizjes shiite, të cilët së fundi po veprojnë në vendin tonë nën petkun e ‘Islamit’”, thuhet në reagimin e kësaj sindikate, të lëshuar nga Idriz Billali.

Me këta njerëz dhe këto grupe, të cilat pas lufte kanë qenë mjaft aktive, thuhet se Tërnava ka bashkëpunuar dhe është duke bashkëpunuar ngushtë, prandaj deklarimi i tij i fundit është thikë pas shpine dhe tradhti ndaj vet këtyre grupeve që kanë mbjell këso ideologjish, sepse vet ka qenë dhe vazhdon të jetë bashkëpunëtor i afërt dhe i përditshëm me ta.

“Naim Tërnava deri më sot, e ka bërë mu të kundërtën e asaj që ka pohuar këto ditë në media, por edhe më herët, sepse pikërisht ky vet, me iniciativën e tij personale ka përjashtuar e shantazhuar si dhe diskriminuar mbrojtësit dhe ruajtësit e vijës së mesme të interpretimit tradicional të Islamit në vendin e tonë deri më sot, ndërsa i ka favorizuar fuqishëm pikërisht ata të cilët kanë punuar dhe punojnë në prishjen e rendit dhe futjen e përçarjes në emër të Islamit, së pari në radhët e vet myslimanëve në vendin tonë, e pastaj edhe të kombit mbarë”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

Më tej, thuhet se “ky njeri publikisht deklarohet se është me lëvizjen ‘ Bashkohu’ dhe përkrah kërkesat e tyre, në herën tjetër del se është me kërkesat e ‘Partisë e Drejtësisë’, pastaj del se nuk është. Më herët thoshte se nuk ka vehabisëm dhe radikalizëm në Kosovë, kurse tash së fundi del dhe thërret shtetin që t`i ruajnë kufijtë nga ‘ekstremistët islamik’, pra në të gjitha këto qëndrime të tij shihet qartë një s’përputhje dhe një labilitet i cili nuk do koment!”.

Sipas Sindikatës së Pavarur të Bashkësisë Islame të Kosovës, rreziku nga një ekstremizëm fetar ose atak terrorist në emër të fesë ndoshta mund të mos shihet sot për sot, mirëpo sipas tyre, rreziku nga të tillë njerëz mund të rritet në të ardhmen e afërt, e që do të jetë edhe i paevitueshëm nëse udhëheqja e sotme e BIK-së vazhdon t`i hap dyert ideologëve të tillë, siç edhe ua ka hapur deri më sot.

(IM)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!