Ka vdekur në moshën 72 vjeçare Mbreti Leka I . Pas një kohe trajtimi në spitalin Neorokirurgjik në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, Mbreti Leka I nuk ka mundur të kalojë gjendjen kritike në të cilën ndodhej dhe ka vdekur në reanimacionin e spitalit.
Ndërkaq, nga ana e familjes mbretërore u bë një falënderim i veçantë për ekipin mjekësor nën drejtimin e prof. Mentor Petrela dhe dr. Kliti Pilika, që po asistojnë pretendentin për fronin mbretëror që nga shtrimi i tij në spital.
Deklarata e familjes mbretërore erdhi pas komplikacioneve të së premtes në mbrëmje që shfaqi mbreti, të cilat falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, arritën të kalohen dhe situata e tij shëndetësore është disi më e stabilizuar.
Mbreti Leka I ishte shtruar në reanimacionin e Qendrës Universitare në Tiranë qysh prej datës 17 nëntor, nën mbikëqyrje mjekësore non-stop.
Mbreti Leka I lindi më 5 Prill 1939 në Tiranë, dy ditë para pushtimit të Shqipërisë.
JETA E NALTMADHNISË SË TIJ MBRETIT LEKA ZOGU I
Po cili ishte Naltmadhnija e Tij Mbreti Leka Zogu i Parë? Me 5 prill 1939, dy dite para pushtimit te vendit nga Italia fashiste, shqiptaret uruan dhe festuan ardhjen ne jete te princit trashegimtar, Leka Zogu i Pare. Thene ndryshe, Mbretin e ardhshem. Mirepo, Leka Zogu i Parë u largua nga Atdheu vetem dy ditesh. Ne shkolle dhe mjedisin jashte familjes, Leka Zogut të Parë tashme ne mergim i duhej te komunikonte ne anglisht. Me pas, diktuar edhe nga rrethanat dhe kushtet e krijuara do te pervetesonte te tjera gjuhe, hungarishten, frengjishten, italishten, arabishten dhe portugalishten.
Ndryshe nga femijet e tjere te familjeve mbreterore, ai nuk beri rehat ne asnje shtet. Sepse motivet dhe arsyet historike, detyruan familjen mbreterore te emigronte ne vende te ndryshme. Ne vitin 1941 Familja Mbretërore u vendos në Angli, së pari në Hotel Ritz në Londër, pastaj duke lëvizur për një periudhë shumë të shkurtër në vende te ndryshme ne Angli. Leka Zogu i Parë, u arsimua fillimisht ne Britani dhe me pas në shkollat angleze në Egjipt. Ai gjithashtu studioi ekonomi në Sorbonne duke u angazhuar me pas ne ushtrine britanike si Lejtnant. Leka Zogu i Parë, u bë trashëgimtar ne mergim i fronit në 5 prill 1957. Në vdekjen e Mbretit Zog në 1961, Leka u shpall mbret i shqiptarëve nga Asambleja Kombëtare Shqiptare në Mërgim.
Në vitin 1975, Naltmadhnija e Tij Mbreti Leka Zogu i Parë u martua me nënshtetasen Australiane dhe ish-mësuesen Susan, nepermjet nje martese civile. Naltmadhnija e Tij Mbreti Leka Zogu i Parë ka kaluar shumë vite në mërgim, perfshi edhe Afrikën e Jugut, aty ku lindi dhe djali i tij. Ai u rikthye përfundimisht së bashku me familjen për të jetuar në Shqipëri, në Qershor të vitit 2002. Kthimi i tij në atdhe u shoqërua me një sërë incidentesh, duke nisur nga bllokimi në aeroport i një sasie armësh, që nga vetë Naltmadhnija e Tij Mbreti Leka Zogu i Parë u cilësuan si trofe.
(BS)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!