Prizren

Simpozium poetik për nder të Mehmet Akif Ersoy

Të mërkurën në Prizren filloi simpoziumi i 9’të ndërkombëtar i poezisë turke. Simpoziumi organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve të Turqisë dhe koincidon me Vitin e Mehmet Akif Ersoy – për nder të 90-vjetorit të himnit kombëtar të Turqisë të shkuar nga Ersoy.

Simpoziumi, që për herë të parë u mbajt në vitin 1992, do të zgjas deri të dielën. Gjatë këtyre katër ditëve pritet pjesëmarrja e 100 poetëve nga shtete të ndryshme turqisht-folëse, por edhe të tjera. Një ceremoni rasti do të mbahet edhe në fshatin Sushicë, të Pejës, në të cilin lindi babai i Mehmet Afik Ersoy, shqiptari Ipekli Tahir Efendi.

Në simpozium marrin pjesë edhe disa prej poetëve më të njohur turq, si: A. Ali Ural, Ahmet Mercan, Cevat Akkanat, Cevdet Karal, M. Atilla Maraş, Mustafa Muharrem, Mustafa Ozçelik, etj. Gjatë festivalit poetik do të ndahen tri çmime që bartin emrat e poetëve më të mëdhenj turq: të poetit prizrenas të shekullit të 16’të, Suzi Celebi; të poetit popullor otoman të shekullit të 17’të, Karacaoglan; dhe të poetit më të njohur turk të shekullit të 20’të, Ahmet Hamdi Tanpınar.

 

(GE)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!