Shkuan një herë para profetit Sollomon dy gra me një fëmijë në dorë, duke kërkuar prej tij të gjykojë se kujt i përket ajo foshnje. Të dyja pretendonin se ishin nëna të tij. Kur pa Sulejmani se ato nuk hiqnin dorë dhe nuk merreshin dot vesh, vendosi ta vë në sprovë dashurinë amnore për atë foshnjë. “Mbasi s’merreni vesh, do ta ndajmë fëmijën përgjysmë dhe secila le të marrë nga një gjysmë. Kështu të dyja do të mbeteni të kënaqura”. “Ashtu le të bëhet tha”, e para. “Jo, në atë rast më mirë le ta marrë ajo”, u shpreh e dyta. Në këtë mënyrë Sollomoni i urtë e kuptoi se cila ishte nëna e vërtetë e foshnjës.
Nëna e vërtetë, nëna e mirë, që ta shpëtojë jetën e fëmijës së saj, bie dakord që më mirë ajo të mos e ketë, por fëmija i saj të mbetet gjallë, sesa ajo ta ketë vetëm gjysmën e tij të vdekur.
Mesazhi:
Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë të marrë mësim nga kjo nënë. Edhe shqiptarët jashtë kanë shumëçka për të mësuar nga kjo nënë. Nëna e mirë, më shumë se hisen e vet të vdekur, e do jetën e foshnjës së saj.
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!