Gjykata egjiptiane ka anuluar vendimin e ish ministrit të informacionit, tashmë në burg për korrupsion, për të mos i lejuar spikeret me hixhab që të shfaqeshin në televizionin publik.
Sipas vendimit të gjykatës, veshja e hixhabit dhe mbulimi i trupit për femrën myslimane, kontribuon në ruajtjen e nderit dhe dinjitetit të saj. Veshja e hixhabit për një spikere nuk e cenon aspak paraqitjen e saj para teleshikuesve, ashtu siç nuk cenon profesionalizmin dhe performancen e saj.
Vendimi i gjykatës thekson se ndalimi i veshjes së hixhabit në një ambient të caktuar, konsiderohet cenim i lirisë personale dhe kufizim i lirisë së besimit. Në rast se kjo ndodh, e dëmtuara duhet të kompensohet si materialisht ashtu dhe moralisht./AO/
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!