Sot festohet 99 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë

28 Nëntori, dita e Pavarësisë së Shqipërisë, është një ditë që bashkon shqiptarët kudo në botë.

 

Në këtë përvjetor të 99 të pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë janë planifikuar një sërë aktivitetesh, ndërsa rrugët dhe sheshet e kryeqytetit janë mbushur me flamuj kuq e zi. Me rastin e festave kombëtare, Bashkia e Tiranës  ka organizuar  një sërë aktivitetesh kulturore. Qyteti i Tiranës, i dekoruar me simbole, flamurë kombëtarë, do të festojë sipas një programi.

Aktivitet festive do të nisin me vizitën e Kryebashkiakut Lulzim Basha në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Pjesë e këtyre aktiviteteve do të jetë panairi “Blej shqip”, ku do të tregëtohen vetëm produkte shqptare. Në bashkëpunim edhe me OJF-në Blej Shqip, kjo iniciative përtej hapjes së një panairi ka për synim të promovojë produktet shqiptare në treg dhe të nxisë përdorimin e tyre nga qytetarët, për të dhënë  impaktin e saj në terma afatgjatë edhe në ekonominë shqiptare duke mbështetur drejtpërdrejt biznesin vendas.

Organizatorët kanë paraqitur kërkesën pranë Bashkisë që Ҫeljen e Panairit ta kryejë Kryebashkiaku Basha. Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Drejtorisë së Turizmit dhe Promovimit të Qytetit do të ketë stenden e saj informuese pranë këtij panairi, që organizohet më 28-29 Nëntor.

Në hapje të jubileut të 100-të të pavarësisë së Shqipërisë do të organizohet ekspozita fotografike me momentet më të rëndësishme historike të festimeve të kësaj dite në Tiranë dhe momente të tjera të rëndësishme ndër vite të lidhura me këtë ditë të gjetura në Arkivin e Shtetit, si dhe me foton e  flamurit origjinal të ngritur në Tiranë më 1912 që i përket familjes Mara.

Ekspozita do të çelet më 26 Nëntor me fotot që i përkasin vetëm qytetit të Tiranës, si vijim dhe i aktivitetit tjetër të organizuar në Bashkëpunim me Shoqatën Tirana në po këtë ditë, ku do të inkludohen foto të viteve 1912 – 1913 të ngritjes së flamurit, vendodhjes ku është ngritur flamuri, festimet e 25 vjetorit, kopje e telegramit të pavarësisë, fotografi e flamurit të ngritur. Ndërsa më 28 Nëntor këtij kolazhi do ti shtohen foto edhe nga momentet më kyçe të ngritjes së flamurit në Vlorë, foto e delegateëve në festimet e 1913 (nuk ka foto për vitin 1912) dhe në kërkim të një fotografië të flamurit të ngritur në 1912 në Vlorë.

Për të nxitur vizitort edhe ne muzeun Etnografik, “Kulturë dhe Vazhdimësi”, në sheshin përpara muzeut dhe Kullës së Sahatit është menduar ngritja e një ekspozite me objekte (suvenire) që përmbajnë Flamurin Shqiptar, të cilat nëse do të organizohet nga një palë e tretë mund të lejohen edhe të shiten. Në kërkim të objekteve të hershme që mbartin flamurin të inkorporuar për tu ekspozuar brenda muzeut.

Edhe Cirku i Tiranës, do të jetë pjesë I zinxhirit të aktiviteteve festive. “Thesaret e Cirkut” është shfaqja e cila do të lançohet për herë të parë me rastin e festave të 28 Nëntorit dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë sezonit të Dhjetorit, ku do të përmblidhen numrat më të mirë ndër vite në 7 profilet themelore të cirkut.

Për shfaqjen në terren më 28 Nëntor, do të përzgjidhen disa nga numrat e këtij projekti dhe do të kombinohen me elementë të tjerë artistikë të përshtatshëm për terren të hapur dhe për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve me grupmosha të ndryshme. Shfaqja do të jetë e alternuar me performimin e Teatrit “Metropol” për fëmijë dhe Qendrës TEN.

Shfaqje teatrale për fëmijë do të organizohen nga Teatri Metropol. Ato do të performohet në terren të hapur nga artistët e këtij teatri në krah të shfaqjes së cirkut me orare të alternuara për të krijuar një program të plotë e argëtues për fëmijët e Tiranës të përqëndruara tek Parku Rinia. Personazhet e veshur me kostumet e tyre do të qarkullojnë për të dhënë një frymë artistike gjatë gjithë kohës në këtë zonë.

Edhe fëmijët që prej kohësh ndjekin kurse artistike pranë qendrës TEN do të performojnë në skenën e ngritur tek lulishtja e “Parkut Rinia” për cirkun dhe teatrin me një kolazh këngësh në korr, vallesh popullore, performime me violinë, kitarë etj, për të filluar kështu gëzueshëm këtë ditë festive.

Aktorët e Teatrit të Metropolit në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar për kostumografinë e aktorëve do të vishen me veshje të personazheve Historike si Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Murat Toptani, Marigoja, etj  në një background me imazhe që të kthejnë në kohë, në vitet e ngritjes së flamurit, do të krijojnë kështu këndin e fotografisë, ku qytetarët do të mund të bëjne foto me këto personazhe. Në sfond do të ketë këngë patriotike të lidhura me këtë ditë festive dhe dekorim me flamurë. Do të vendoset një fotograf, për të realizuar foto të qytetarëve me personazhet, sipas dëshirës së tyre, të cilat do të postohen në faqen zyrtare të Facebook, nga ku mund edhe të tërhiqen.

Ansambli i Tiranës do të performojë valle të të gjitha krahinave për ti shtuar frymën festive dhe ndjesinë shqip panairit në rrugën pedonale. Programi i valleve përfshin valle nga të gjitha krahinat.  Banda e qytetit mund të performojë një sërë këngësh patriotike, përgjatë rrugës pedonale, ndërkohë që është i hapur panairi.

Në bashkëpunim me Liceun Artistik do të organizohet pikturimi interaktiv me temë: “ Shqipëria ime”, në të cilën fëmijët do të pikturojnë “livë”, secili në 1m gjerësi. Aktiviteti do të shoqërohet nga korri i fëmijëve të liceut që do të performojë këngë patriotike.

Kamerata e Tiranës do të jetë pjesë e aktivitetit që do të organizohet në bashkëpunim me liceun e Tiranës për të shoqëruar korrin e fëmijëve ose do të performojë pranë këndit të fotografisë gjatë paradites, ose mbasdites.
Përpara Galerisë Kombëtare të Arteve do të shfaqet me një aparature tradicionale jo dixhitale me projeksion filmi “Nëntori i dytë”, e cila krijon emocione të veçanta e shfaqur në një ambjent të hapur me teknologjinë e vjetër, për të plotësuar mozaikun e sjelljes në vëmendje të historisë 99 vjeçare të Shqipërisë në Pavarësi.

Atmosfera festive do të kulmojë me koncertin e madh në orën 18:00 në Sheshin Nënë Tereza, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit më të mirë të muzikës Shqiptare.

Ashtu si çdo vit, pritet që epiqendra e kësaj feste mbarëkombëtare të jetë qyteti i Vlorës, aty ku në 28 Nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti Flamurin Shqiptar. Edhe në Kosovë, kanë filluar manifestimet me rastin e 28 Nëntorit, ndërsa kjo ditë festohet nga gjithë diaspora shqiptare në mënyra të ndryshme.

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!