Origjina e hixhretit

Ja si u themelua kalendari mysliman

Në jetën e Muhammedit (a.s.) katër ngjarje do të mund të merreshin si rast për fillimin e erës islame.

Këto ngjarje janë: Lindja e Muhammedit (a.s.), fillimi i shpalljes, hixhreti dhe vdekja e Muhammedit (a.s.). Në mesin e shumë propozimeve, Aliu r.a. doli me propozimin që hixhreti të merret për fillim të erës islame.

Arsyetimi i tij ishte: “Hlixhreti e ka ndarë të vërtetën nga gënjeshtra. Ai solli që Islami të ndriçojë me shkëlqimin e plotë!” Ky propozim i pëlqeu Omerit r.a. dhe as’habëve të tjerë dhe këtë propozim të tij menjëherë e pranuan dhe e shndërruan në vendim.

Të gjithë popujt nga fillimi i botës e kanë shënuar historinë e tyre. Grekët e vjetër i numëronin ditët nga olimpiada e parë, romakët nga themelimi i Romës, hebrenjtë nga krijimi i botës, kristianët nga lindja e Isait (a.s.), kurse myslimanët nga hixhreti (migrimi) i Muhamedit (a.s.) nga Meka në Medinë.

Bota myslimane, sidomos kohëve të fundit, ka filluar ta festojë Vitin e Ri hixhrij. Kjo është traditë e mirë, sepse është ndër ditët më të mëdha në historinë islame.

Nexhat Ibrahimi

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. Egypt

    Selamu alejkum, e ndersa Gadafi (All-llahu ia dhasht ate qe e meriton), ne kohen kur ishte ne pushtet vitin hixhri e ka llogaritur prej vdekjes se Muhammedit (alejhis-salatu ves-selam).

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!