Përshëndetja për dore me femrën me të cilën lejohet martesa

Pyetja:

Esselamu alejkum! Hoxhë i nderuar, a mund të na thoni disa fjalë në lidhje me moslejmin e përshëndetjes për dore më një femër apo grua të huaj, me të cilën më lejohet martesa?

 Përgjigja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, të gjithë dijetarët islamë, unanimisht, nga të gjitha shkollat juridike sunite janë të mendimit se përshëndetja e femrës duke i dhënë dorën, e me të cilën lejohet martesa, është veprim i ndaluar (haram) sipas Islamit. Ky mendim mbështetet në shumë argumente autentike islame. Në mesiun e atyre argumenteve kemi edhe hadithin e Aishes r.a. e cila bindshëm betohet në Allahun xh.sh. duke thënë: „Pasha Allahun, nuk e ka prekur dorën e Pejgamberit s.a.v.s dorë femre, vetëmse ato kur vinin dhe i jepnin besëlidhjen me fjalë”.[1] Pastaj hadithi i transmetuar nga Umejme b. Rukije i cili fletë për besëlidhjen e grave që i kanë dhënë Pejgamberit s.a.v.s., në të i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Unë nuk ua zgjati dorën femrave.”[2]

Pra shtrirja e dorës nga mashkulli për përshëndetje me femrën që i lejohet martesa me të, apo anasjelltas, është veprim i ndaluar islamikisht. Kjo është preventivë, sepse çdo gjë fillon aty dhe nuk dihet ku përfundon, e në anën tjetër është dhe instrument për ruajtjen e moralit dhe turpit që duhet të dominojë te dy gjinitë, e veçanërisht te gjinia femërore

Allahu e di më së miri!

___________________
Jusuf Zimeri
Nëntor, 2011
www.breziiri.com



[1] Buhariu dhe Muslimi
[2] Termidhiu, Nesaiju, Ibni Maxhe, Muvatai etj.

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!