Nana ime nuk di shumë gjëra për të bërë namazin vetëm, andaj dhe atë e bëjmë së bashku, pra me xhematë. A lejohet dhe a është i vlefshëm namazi i saj?
Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
I nderuar, nëse e kam kuptuar mirë pyetjen, se ju faleni namazin kurse nëna juaj falet pas jush në cilësinë e xhematit, dhe ajo nuk din disa gjëra… Në këtë rast namazi i juaj është i vlefshëm pa kurrfarë dileme, e sa i përket a bëhet kabull, këtë e di vetëm Allahu xh.sh., por ju vazhdoni të falni namazin me xhematë.
Allahu e di më së miri!
___________________
Jusuf Zimeri
Nëntor, 2011
www.breziiri.com
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!