Para një numri të madh të mysafirëve, profesorëve miqve, familjarëve, shokëve, kolegëve, të cilët e kishin mbushur sallën e Fakultetit Filozofik pranë Universitetit Shetëror të Tetovës”, si dhe para komisionit akademik, në përbërje të: Prof. Dr. Myqereme Rusi (mentor), Doc. Dr. Arafat Shabani (kryetar i komisionit) dhe Doc. Dr. Gordana Stankovska (anëtare), të enjten (24.11.2011), Muhamed Jonuzi, mbrojti punimin e magjistraturës me temë: ”Vetëbesimi, faktor i suksesit në procesin arsimor tek adoleshentët”
Pas leximit të referatit të përgatitur nga ana e Komisionit profesional, pasoi elaborimi i temës nga ana e kandidatit. Tema në fjalë përmbëhet nga 5 kapituj, edhe atë: Qasja teorike, korniza metodologjike e hulumtimit, paraqitja e rezultateteve dhe interpretimi i tyre, Diskutimi i rezultateve për të përfunduar me konluzionet e hulumtimit, duke qenë pjesë përbërëse e saj edhe Shtojca e hulumtimit. Kandidati, Muhamed Jonuzi, foli për vetëbesimin në përgjithësi dhe vetëbesimin si faktor i suksesit në mësim në veçanti.
Mostra e këtij hulumti përbëhet nga 520 adoleshentë, duke përfshirë 325 nxënës dhe 195 studentë. Nxënësit ishin nga gjimnazi “Kiril pejçinoviq” dhe “Nikolla Shtejn” në Tetovë, ndërkaq tek studentët është realizuar në USHT, në drejtimet: Psikologji, Sociologji, Ndërtimtari dhe Arqitekturë. Pjesë e këtij hulumtimi janë 44 tabela të cilat kanë testuar hipotezat e hulumtimit, 26 fotografi të cilat janë pjesë përbërëse dhge 11 grafikone të cilat demostrojnë rezultatet e arritura.
Pas elaborimit të temës në fjalë, komisioni vlerësoi se tema është tejet sfiduese dhe hulumtimi i parë që bëhet tek shqiptarët, qoftë në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

Doc. Dr. Gordana Stankovska, pas prezentimit nga ana e kandidatit u shpreh:”Pas këtij prezentimi dhe këtij përpunimi të kësaj teme në mënyrën më të mirë të mundëshmë nga ana e kandidatit, vlerësoj se tema është tejet aktuale dhe nuk sfidon vetëm të rinjtë por edhe të rriturit. Mendoj që më e mira do jetë kur i njëjti do të ketë mundësi t’ju shërbejë arsimtarëve, stafeve profesioanle, poashtu edhe nxënësve e studentëve.” Kryetari i komisionit Doc.Dr. Arafat Shabani, vlerësoi që “gjatë gjithë përvojës time në temat e magjistraturës, tema e kandidatit Muhamed Jonuzi, është tema më koncize dhe më e operacionalizuar deri më sot, si temë tejet sensitive dhe motivuese, veçmas në trevat ku jetojmë ne”. Ndërkaq, mentorja e kandidatit Prof. dr. Myqereme Rusi, shprehu kënaqësinë që ka bashkëpunuar me kandidatin në fjalë, duke realizaur kështu një temë tejet interesante e cila na tangon të gjithëve.
Ndryshe, Muhamed Jonuzi, është i lindur më 18.06.1985 në fshatin Sllatinë të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitet 1992-200; shkollimin e mesëm e mbaroi në Qendrën shkollore medicinale “Nikolla Shtejn” në Tetovë, në vitet 2000-2004; ndërkaq studimet universitare i mbaroi në vitet 2004-2008 në Universitetin Shtëtëror të Tetovës, drejtimi Psikologji. Fill pas tyre regjistron studimet e magjistraturës, në lëminë e Psikologjisë arsimore. Ai kanë qenë pjesëmarrës në seminare, trajnime, debate dhe simpoziume të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, në disa nga to edhe në cilësinë e ligjëruesit. Pjesëmarrës aktiv në projekte dhe organizime të organizuara nga: Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Europës Juglindore, FRI, QMBI, Dituria, NCBI, Multikultura, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Fondacioni “Together”, Stratum Re-Search etj. Ka qenë njëri ndër studentët me mesatare më të lartë të studimeve prej nga kur ekziston Drejtimi i Psikologjisë në Universitetin tonë. Duke vazhduar që këtë sukses ta mban edhe në studimet e magjistraturës, me crast i përfundon me notë mesatare 9.7.
Muhamed Jonuzi, është magjistri i parë i shkencave të Psikologjisë arsimore, nga R. e Maqedonisë që magjistron në USHT.
Po ashtu, Muhamed Jonuzi, është nënkryetar i Degës së Forumit Rinor Islam në Tetovë.
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Pajtohem me mendimin e ktije kolegu me pare….