Ezani dhe Ikameti – për namazet vetmas dhe kazatë

Es-selamu alejkum we rahmetullah

Edhe ezani edhe ikameti janë sunete për meshkujt, jo për femrat – sepse parimi bazë i namazit të mashkullit është që falet në xhemat, kështu që, kur ata falen vetëm, ata në këto çështje (duhet të) veprojnë si në namazet me xhemat. Ndërsa parimi bazë i namazit të femrës, është që të falet vetëm, kështu që, ezani dhe ikameti nuk janë sunete për to. (Ibn Abidin, Red el-Muhtar; Ibn el-Humam, Fet’h el-Kedir; Shurunbulali, Meraki el-Fela)

Sa për ezanin dhe ikametin për meshkujt:
1. Kur falet vetëm në shtëpi ose tjetërkund
(a) Nëse (gjendeni) në një afërsi të ndonjë xhamie ku ezani thirret, atëherë është e rekomanduar (jo sunet i fortë) të thirret ezani.
(b) Përndryshe, do të ishte sunet i fortë të thirret ezani.

2. Kur falemi vetën në xhami pas namazit kryesor me xhemat, është lavdërueshme të thirret ezani qetë për vete, pa e ngritur zërin.
3. Në të gjitha këto rastet – qoftë vetëm ose me të tjerët, në xhami ose diku tjetër – është sunet i fortë të thirret ikameti.
4. Është sunet për mashkullin (jo për femrën) të thirret ezani dhe ikameti për namazet kaza (të kompensuara), sepse namazi kaza falët njësoj sikurse të ishte duke e falur namazin aty (përpos nijetit – f.i.)
5. Është e detyrueshme (vaxhib) të kompensohen namazet e humbura të vitrit.

 

Referencat:
Ibn Abidin, Red el-Muhtar; Fetava Hindije.

Përgjigjet:
Shejh Faraz Rabani

Përktheu:
Fatih Ibrahimi

© ehli-suneti.com

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!