Për herë të parë

Erdogan kërkon falje për vrasjen e kurdëve në vitet e tridhjeta

Kryeministri i Turqisë ka kërkuar ndjesë për herë të parë për vrasjen e rreth 14.000 njerëzve me një bombë gjatë një fushate për të shtypur rebelimin kurd në vitin 1930, raporton REL.

Rexhep Tajip Erdogan tha: “Nëse ka nevojë për një falje në emër të shtetit, unë do të kërkoj falje, dhe unë jam duke kërkuar falje. ”

Kjo ishte hera e parë që qeveria turke kërkon falje për vrasjen e rreth 14.000 njerëzve në qytetin jugolindor Dersim, në vitet 1936 dhe 1939.

Kryeministri Erdogan i është përgjigjur kështu kërkesave nga lideri opozitar, Kemal Kilicdaroglu, i cili ka thënë se Turqia duhet të përballet me të kaluarën e vet.

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!