Malajzia planifikon të themelojë fondin global të zekatit për t’ju ndihmuar miliona njerëzve të varfër në mbarë botën
“Sekretariati për vakëf, zekat dhe haxh (JAWHAR) është në fazën e themelimit të Organizatës botërore të zekatit, prandaj i nevojitet sponsorizimi nga vendet tjera muslimane”, tha Jamil Khiri Baharom, ministër në departamentin e kryeministrit, bënë të ditur agjencia e lajmeve Bernama të martën, më 22 nëntor.
“Ne gjithashtu shpresojmë që bankat islamike në gjithë botën do të kontribuojnë në fondin WZO”, u tha ai gazetarëve pas hapjes së konferencës së parë të zekatit të universiteteve botërore (WU1ZC) të martën.
Tetëmbëdhjetë shtete kanë vendosur t’i bashkohen organizatës deri më sot, tha ai.
Baharom tha se ekziston shpresa se ndihmat dhe mbështetjet që do të ofrohen nëpërmjet WZO-së do t’ju lehtësojnë barrën muslimanëve të varfër.
Përveç të varfërve në botë, fondi duhet të përdoret edhe për t’i ndihmuar njerëzit në vendet ku ka konflikte, të tilla si Somalia, Palestina dhe Afganistani.
Ai tha se sekretariati do të krijojë një bazë të dhënash për pranimin dhe shpërndarjen e ndihmave.
64 letra pune nga 16 institucione të arsimit të lartë nga Indonezia, Brunei, Arabia Saudite, Australia, Algjeria, Irani, Bangladeshi, Belgjika dhe Malajzia do të dorëzohen në konferencë, e cila do të përfundojë të enjten.
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!