Maqedoni

BFI: Dita e Alfabetit, unitetit mes shqiptarëve

Me rastin e 22 nëntorit-Ditës së Alfabetit, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Reis Ul Ulema haxhi Sulejman ef Rexhepi ka vizituar Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve dhe ka përgëzuar shqiptarët për ditën e Alfabetit shqip.

Në një takim që ka zhvilluar me drejtorin e këtij instituti, Shefqet Zekolli, kreu i BFI-së ka thënë se në Kongresin e Manastirit më 1908, është bërë një hap i madh drejt pavarësimit të shtetit shqiptar, janë shuar të gjitha shpresat e armiqve tanë për të na asimiluar.

“Në Manastir, shqiptarët mysliman, katolik e ortodoks janë bashkuar e i kanë dhënë botës një mesazh të fuqishëm, se shqiptarët janë një dhe gjithmonë do të jenë.

Me krijimin e alfabetit të ri, shqiptarët kanë bërë shpallje kulturore të pavarësisë së tyre dhe kanë treguar vendosmëri për tu drejtuar kah perëndimi”, është shprehur haxhi Sulejman ef Rexhepi, duke ripërsëritur qëndrimin e tij se BFI-ja është për një bashkëpunim të frytshëm mes institucionit shpirtërorë të myslimanëve në vend dhe institutit shqiptarë me qëllim të lëvrimin të fushave me interes të përgjithshëm të shqiptarëve. M

e këtë rast kreu i BFI-së ka dhuruar një fond me libra dhuratë për bibliotekën e Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve duke nënvizuar se ku është hapi i parë për projekte të përbashkëta të këtilla edhe në të ardhmen.

Në anën tjetër, drejtori i Institutit, Shefqet Zekolli falënderoi BFI-në për gatishmërinë për bashkëpunim institucional dhe shprehu fjalë miradije për donacionin e librave sidomos për donimin e librit “Shqiptarët e Maqedonisë” i cili botim sipas historianëve akoma nuk është tejkaluar nga asnjë studim tjetër i mirëfilltë.

“Ne biseduam edhe për mundësitë e krijimit të raporteve të mira me BFI-në, për format eventuale të bashkëpunimit dhe punës dhe ndihmës me literaturë dhe ligjërata eventuale që do të organizohen mes dy institucioneve së bashku”, ka thënë Shefqet Zekolli, drejtor i Institutit.

(Zhurnal)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!