Libri i Shenjtë, Kur’ani është ekspozuar në Kazan të Rusisë si më i madhi në botë. Libri ka madhësi 1.5 me 2 metra dhe peshon 800 kilogramë. I ka 632 faqe edhe është bërë me letra nga Skocia. Ballina e tij është e mbuluar një pjesë me ari.
Libri është bërë pjesë e Rekordit Guinness dhe do të mbahet deri në verën e 2012 në Xhaminë Qol-Sharif të Kazanit. Pastaj, libri do të dërgohet në qytetin Bolgar ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Një ndërtesë e veçantë po bëhet gati në formë muzeu vetëm për këtë libër. Libri u shtyp në Itali dhe kushtoi 1.5 milionë Euro që u dhanë si donacione.
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!