Nacionale

Kongresi i Manastirit në shifra dhe fakte

Më 14 nëntor 1908 u mblodh Kongresi i Manastirit, thënë ndryshe Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, për krijimin e një alfabeti të njësuar.

Më poshtë vijojnë shifra dhe fakte për kongresin:

* Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë e tjerë.

* Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik, ”Liria” dhe ”Dituria”.

*Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e Shkollës së Vashave në Korçë.

* Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça, si dhe 11 anëtarë të tjerë.

* Në këtë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare, si myslimanë, katolikë, ortodoksë dhe protestantë, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar.

* Kumtesa e mbajtur nga at Gjergj Fishta preku të gjithë pjesëmarrësit, aq sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve.

* Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin.

* Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.

* Kongresi vendosi ngritjen e shtypshkronjës shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, që u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe.

* Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari Ndre Mjeda.

* Tetë nga 13 propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Mjeda fliste 13 gjuhë.

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. Bajram Asipi - Ramadani

    D.m.th. eshte bere nje transferim i alfabetit, nga ai Arab , ne ate latin… une ekuptoj kete si ngecje e jo perparim…

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!