Me ndihmën e fotografive satelitore janë zbuluar mbetjet e një civilizimi të humbur në pjesët jugore të Libisë.
Zbulimi ka ndodhur pasi që rënia e Gadafit u ka mundësuar hulumtuesve të huaj të hyjnë në vend. Në këtë rast bëhet fjalë për një ekip hulumtuesish nga Britania e Madhe të cilët kanë zbuluar më shumë se 100 ferma dhe fshatra të cilët datojnë nga periudha prej 1 deri në vitin 500 të erës së re.
Këto “vendbanime të humbura” janë ndërtuar nga civilizimi i quajtur Garamentes, e cila për kohën e tyre kanë qenë shumë përparuar.
(Breziiri)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!