Këndi letrar

“Kalorësi i Drejtësisë” – Cikël poetik nga Dritan Shaipi

Dritan Shaipi

DITAR I AUTORIT

Metaforat e suksesit
Rrjedhin luginës së vdekjes
E ankthi i hapit të ardhshëm
Kërkon vendosmëri

Shpresojmë në kolloseumin e ëndrrave
Ku Ahireti do të jetë
Fillimi i asaj
Që nuk i preket fundi

Dhe si rrjedhojë të jemi ne
Nën xhelozinë e gdhendur
Të së nesërmes mëkatare
Si pararojë e Librit të shenjtë.

AUTHIOR’S DIARY

The metaphors of success
Flow through the valley of death
And the nightmare of the next step
Determination seeks.

We lay our hopes
In the coliseum of dreams
Where eternity shall be the start
Of what cannot be reached.

And we shall be the result
Under the shaped jealousy
Of the sinful tomorrow
As the vanguard of the Holy book.

DINOSAURI QE PO VDES

Sonte nata sundon pafundësinë,
E vargjet e mia
I tretë drita e qiriut.

Në brendësinë e parafinës
Shoh rimën e poemës
Që i ik lapsit tim.

Hapësira në mes zemrës dhe fletës
Sa vjen e largohet
E unë errësirës nuk mund ti ik!!..

Energjitë e brendshme
Lanë frontin
Pa u dhënë kapitullimi…..
Gjatë këtij meditimi të kotë
Nga jashtë po dëgjohej Ezani
Dhe një zë i ëmbël po thërriste në shpëtim..
Të shkojmë pra aty,
ku energjitë e brendshme
nuk lënë fronin por përtërihen..

THE DYING DINOSOUR

The night rules the infinity
And my lyrics
Are melted by the candlelight.

Inside the candle
I see the rhyme of my poem
Sliding away from pen.

The distance between the heart
And the white page
Increases constantly
While I cannot escape from the darkness.

Inner energies
Abandon the throne
Without declaring surrender….
During this futile meditation
I hear Adhan coming from outside
And a sweet voice is calling to the rescue…
Lets go there!!!
where the internal energies do not leave the throne
but get renewed..

FAJI

Krojet e durimit po shteren,
Sërish ëndrrat plaken në mëngjes
E unë plakem dita ditës.

Shëroj dhembjen e qetësisë
Me kurajë se s’ka errësirë.

E lashtësia e fjalës”kurajë”
Copëton legjendën mbi shpirtin
Një pasdite të vranët
Të këtij maratoni lakuriq dhe antik
Për një të nesërme mortore
Nga vetë dora jonë!!
Pse valle?!!!
Kur ne s’kemi krijuar,
por jemi te krijuarit e te Madhërishmit..!!!
Shpëtimidhe paqja është te Ai dhe asnjë tjetër.

THE BLAME

My patience is running out

Again, dreams grow old in the morning
And I grow old every day.

With courage,
I cure the pain of silence
As there is no dark.

And the age of word “courage”
Cuts the legend of the soul
On a cloudy afternoon
Of this naked and antique marathon,
For a mortal future
By our hand.
Why is that?!!
For we didn’t create,
But we are the creations of the Magnificent…!!!!
Salvation and peace is with him and no other.

KALORESI I DREJTESISE

Kur preka të panjohurën
Humba atë që kisha,
Jeta ma ktheu shpinën
Dhe mendova se
Zoti më la anash.
Përqafova ateizmin
Gëlltita të kaluarën
Dhe tentova te bëhem perëndi
Që t’ia fal vetes mëkatet,
Por gabova,
se….
Zoti eshte Nje dhe vetem Ai fal…

THE KNIGHT OF JUSTICE

I touched the unknown
What I had was gone
Embracing solitude
Thinking that I was
Abandoned by god and life,
I choose to no longer believe
I swallowed the past
I tried to praise myself as almighty
So my sins would be forgive,
But I was wrong,
Cause…
God is One and only he forgives…

NJË MILION E NJË

Unë,
Me një milion fytyra,
Ti,
Me një milion lot.

Në botë,
Një milion njerëz gënjejnë
Një milion e tregojnë të vërtetën
Pjesa tjetër iu besojnë.
Matematikë e thjeshtë për një Zot të vetëm.

Qeshim, flasim, e qajmë
Për një botë më të mirë
Një botë të perjetshme
Me një milion të papritura të mira
Me një milion gjithësi
Por….
Me një Zot të vetëm…….

A MILLION AND ONE

Me,
With million faces,
You,
With million tears.

In the world,
Million people lies
Million tell the truth
The other part believes them.
Simple math only for God.

We laugh, talk and cry
For a batter world
A world of eternity
With million good surprises
With million universe’s
But….
With only one God…….

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!