Si do t’i llogarit Allahu njerëzit përnjëherë?

Një njeri e kishte pyetur Ali Ibn Ebi Talibin (Allahu i Madhërishëm qoftë i kënaqur me të):

-  Si do t’i llogarit Allahu, në botën tjetër, njerëzit përnjëherë, duke  e pasur parasysh faktin se ato janë shumë?

Ai, pa kurrfarë dileme, qe përgjigjur:

-   Sikur që i ushqen përnjëherë, edhe pse janë shumë.

Mesazhi:
Muslimanët besojnë se për Allahun asgjë nuk është e pamundur dhe se Ai vepron sipas vullnetit dhe dëshirës së Tij, pa qenë i detyruar prej asgjëje. Ashtu si na krijoi, na furnizon, na jep jetë e vdekje, ashtu edhe do na ringjallë dhe do na llogaritë. I Lartësuar dhe i Madhëruar është Ai.

 

(Breziiri)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!