Egjipt

Forum ndërkombëtar mbi “Islamin dhe Etikën”

Një forum ndërkombëtar mbi “Islamin dhe etikën” u mbajt në Qendrën e shkencave dhe kulturës ruse në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit.

Sipas IKNA, programi u mbajt më 23 tetor me praninë e më shumë se 30 dijetarëve të shquar dhe orientalistëve nga Rusia, Egjipti, Turqia, Ukraina, Gjeorgjia, Gjermania, Austria, Italia, etj

Forumi u organizua nga Instituti i Orientalizmit të qendrës ruse në bashkëpunim me historianët, figurat kulturore, ekspertë të fesë dhe të ekonomisë nga rajoni i Gjirit Persik, Afrikën e Veriut, Jugut dhe vendeve të Azisë Lindore, Turqisë, Afganistanit dhe Kaukazit.

Evgeny Primakov, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Rusisë, theksoi rëndësinë e mbajtjes së programeve të tilla për shoqërinë moderne.

Ai tha se trashëgimia islame është një pjesë e pandashme e kulturës botërore dhe qytetërimi dhe vuri në dukje se programe të tilla janë thelbësore në sqarimin e rolit të Islamit në zhvillimin e të gjitha shoqërive njerëzore./irib/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!